Nga data 21 deri më 23 nëntor të këtij viti do të mbahet edicioni i shtatë i Ditëve të Edukimit Financiar të organizuar nga institucionet rregullatore financiare, në bashkëpunim me sektorin financiar privat. Banka Popullore, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrëse e Ditëve të Edukimit Financiar, rnxjerr
THIRRJE PUBLIKE
për të gjithë qytetarët e interesuar për pjesëmarrje në prezantimet edukative përmes videokonferencës mbi temat e mëposhtme:
21 Nëntor: 12.00 Edukimi financiar për nxënësit e shkollave të mesme 14.00 Politika monetare e Bankës Popullore
22 Nëntor: 12.00 Informacionet e nevojshëm për zgjedhje të kredisë 14.00 Rishikim i Ligjit për Shërbimet e Pagesave dhe sistemet e pagesave
23 nëntor: 12:00 Struktura e sistemit financiar dhe rieferenca drejt lëvizjeve në sistemin bankar 14.00 Edukimi financiar për nxënësit e shkollave të mesme
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të forcojë edukimin financiar, të inkurajojë përfshirjen financiare dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare.
Prezantimet do të jenë të synuara për dëgjuesit me njohuri bazë dhe me njohuri më të avancuar. Pas çdo prezantimi ka hapësirë për pyetje nga qytetarët dhe diskutim me ekspertë nga Banka Popullore.
Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen duke dërguar porosi në:
- е-adresën: [email protected] ose
- faqet zyrtare të Bankës Popullore në rrjetet sociale Fejsbuk, Tuitër dhe Instagram.
Njëkohësisht, çdo qytetar i interesuar duhet të caktojë se për cilën prezantim/temë shfaq interes.
Afati i paraqitjes: më së voni një ditë para ditës së ligjëratës.