Investimet e portofolit (CPPI)
Investimet e portofolit i përfshijnë investimet në kapital të huaj pronësie/letra me vlerë të huaj dhe aksione/pjesëmarrje në fondet e investimit ku investitori (rezident) zotëron më pak se 10% të kapitalit të vet, si dhe investimet në letrat e huaja me vlerë të borxhit. Të dhënat për gjendjen e investimeve të portofolit në anën e fondeve janë të paraqitura në mënyrë të kryqëzuar sipas: vendit të investimit dhe llojit të letrës me vlerë, vendit të investimit dhe sektorit të investitorit vendas dhe llojit të letrës me vlerë dhe valuta origjinale në të cilën janë emetuar letra me vlerë.
Investimet në letra të huaja me vlerë të cilat tashmë përfshihen në të dhënat për rezervat zyrtare valutore nuk përfshihen në kategorinë e investimeve të portofolit.
Arritjet e fundit:
Gjendja e mjeteve në bazë të investimeve të portofolit (investimet e rezidentëve në letra me vlerë të huaj) më 30.06.2024 është 979,9 milionë euro, nga të cilat 859,5 janë investime në letra me vlerë të kapitalit, ndërsa 120,4 milionë euro janë në letra me vlerë të borxhit.
Analizuar sipas vendeve, investimet më të mëdha të portofolit janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vlerë prej 716,7 milionë euro, Gjermani në vlerë prej 89,4 milionë euro dhe Francë në vlerë prej 38,5 milionë euro.
Nga pikëpamja e valutës origjinale të investimit, pjesa më e madhe e investimeve të portofolit janë bërë në dollar amerikan dhe euro (773,6 dhe përkatësisht 182,7 milionë euro).
Në fund të gjysmëvjetorit të parë të vitit 2024, analizuar nga pikëpamja e sektorit të investitorit vendas, shoqëritë e sigurimeve dhe fondet e pensioneve kanë pjesëmarrje dominuese në investimet e portofolit në vlerën e 761,1 milionë euro, që përfaqëson 77,7% të totalit të investimeve të portofolit.
Sipas sektorit të emetuesit jorezident, pjesëmarrje dominuese kanë investimet në letrat me vlerë të emetuara nga institucionet tjera financiare (përveç shoqërive të sigurimeve, fondeve të pensioneve dhe fondeve të tregut të parave) në vlerë prej 665,7 milionë euro.


Arkivi i investimeve të portofolit (KPPI)
Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 103 (ose 110/108)