Edukimi financiar mund të definohet si proces me të cilin konsumatorët/investitorët financiarë e përmirësojnë dijen e tyre në lidhje me produktet financiare, konceptet dhe rreziqet, përmes informacioneve, trajnimeve, dhe/ose këshillave objektive dhe përfitojnë aftësi dhe vetëbesim në lidhje me rreziqet dhe mundësitë financiare. Edukimi financiar mundëson të bëjnë zgjedhje për të cilin kanë informacione, tregon ku të drejtohen për ndihmë, dhe të ndërmarrin aktivitete të tjera efektive për përmirësimin e mirëqenies së tyre financiare. Në atë mënyrë, edukimi financiar ofron më shumë se sigurim të informacioneve dhe këshillave financiare, të cilat duhet të rregullohen, si që janë rastet e shpeshta për mbrojtje të klientëve financiarë (konsumatorëve).

Projekti për edukim financiarë i Bankës Popullore parasheh: organizimin e ngjarjeve kombëtare dhe ndërkombëtare kushtuar edukimit financiar; përpunimi i materialeve edukative arsimore (broshura, fletushka, udhëzime, libra, vizatime) në të cilat përpunohen më shumë aspekte të fushës së ekonomisë: banka qendrore dhe roli dhe funksionet e sajë, institucionet kyçe financiare, termat ekonomik, kursimi, produktet financiare, si dhe mbrojtja e përdoruesve të shërbimeve financiare; dhe bashkëpunimi me institucionet dhe organizata ndërkombëtare të cilat janë të dedikuara në ndërtimin e politikave për përfshirje dhe edukim financiar dhe përpunimin e dokumenteve strategjike.