Investimet direkte janë transaksione investimi ndërkombëtare për përvetësimin e një interesi të përhershëm ekonomik në një ndërmarrje e cila është rezidente në një ekonomi të ndryshme nga ajo e investitorit, si dhe për fitimin e ndikimit në strategjinë afariste të ndërmarrjes. Lidhur me rekomandimet dhe standardet ndërkombëtare, kriter për përkufizimin e investimeve direkte është pjesëmarrja prej 10% në kapital. Statistika e investimeve direkte i përfshin investimet direkte jasht vendit dhe investimet direkte në vend, me të dhëna për gjendjen dhe transaksionet, sipas vendeve dhe veprimtarive.

Varësisht nga drejtimi i investimit, hulumtimi statistikor i BPRMV-së për investimet direkte përfshin të dhëna për gjendjen dhe lëvizjet e investimeve direkte jasht vendit (outward direct investments) dhe investimet direkte në vend (inward direct investments). Investimet direkte jasht vendit i përfshijnë investimet e investitorit direkt (person juridik ose fizik), rezident, në ndërmarrjen në të cilën investohet, jorezident. Investimet direkte në vend i përfshijnë investimet e investitorit direkt (person juridik ose fizik), jo rezident, në ndërmarrjen në të cilën investohet, rezident.

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________


Arkivi i investimeve direkte