Statistika pagesore


Përshkrim metodologjik i të dhënave në fushën e statistikës pagesore

1.Vërejtje të përgjithshme

Emri i dokumentit

Statistika pagesore


Qëllimi i raportimit

Raport statistikor për aktivitetet e kryera në qarkullimin pagesorë


Njësitë raportuese (raportuesit)

Banka, emetues të parave elektronike, persona juridik të cilët janë të përfshirë në sistemin e pagesës ose kryejnë shërbime tjera të lidhura me pagesat, ndërmjetësues gjatë pagesës dhe sigurues tjerë të shërbimeve pagesore dhe operatorë të sistemeve të pagesave. Të dhënat dorëzohen në bazë mujore, përmes aplikacionit elektronik, deri te Drejtoria për sistemet e pagesave në Bankën Popullore, në afate paraprakisht të përcaktuara.


Baza rregullative

1. Ligji për qarkullim pagesorë („Gazeta Zyrtare e RM-së" nr. 113/07, 22/08, 159/08, 133/09, 145/10, 35/11, 11/12, 59/12, 166/12, 170/13, 153/15 dhe 199/15)

2. Vendim për dorëzimin e të dhënave për aktivitetet e kryera në qarkullimin pagesorë („Gazeta Zyrtare e RM-së" nr. 42/16);

3. Udhëzim për dorëzimin e të dhënave për aktivitetet e kryera në qarkullimin pagesorë („Gazeta Zyrtare e RM-së" nr. 73/16).


2. Terma, definicione dhe lloje të të dhënave

Termat dhe definicionet janë në masë të konsiderueshme të përshtatur për Rregullativën për statistikë pagesore nr. 1409/2013 të Bankës Qendrore Evropiane. Raportuesit dorëzojnë të dhëna për: llogari për kryerjen e pagesave, kartela pagesore, pajisje të cilat pranojnë kartela pagesore, transaksione pagesore sipas llojit të instrumentit pagesorë, transaksione pagesore sipas llojit të pajisjes, llojet e pjesëmarrësve në sistemet e pagesës dhe pagesat e përpunuara përmes sistemeve të pagesave, si dhe numri total i tregtarëve dhe numri total i vendeve shitëse të tregtarëve në vendin ku klientët e siguruesit e shërbimeve pagesore i pranojnë kartelat e tyre.


3. Përpunimi i të dhënave

Të dhënat i përpunon Banka Popullore. Të dhënat e dorëzuara nga raportuesit publikohen në formë të grumbulluar, duke e respektuar principin për konfidencialitet të të dhënave individuale, të dorëzuara nga çdo raportues.


4. Integriteti

Raportuesit dorëzojnë të dhëna mujore deri te Banka Popullore. Të dhënat kontrollohen nga Banka Popullore në rast të regjistrimit të devijimeve të mëdha dhe të palogjikshme në raport me muajin e kaluar, raportuesit janë të detyruar të dorëzojnë informacione shtesë dhe shpjegojnë arsyet e devijimeve.


5. Rishikimi i të dhënave

Rishikimi i të dhënave kryhet në rast se pranohet të informacione dhe të dhëna të reja dhe korrigjuara nga raportuesit, si dhe në rast të ndryshimeve metodologjike të termave dhe definicioneve.


6. Seri kohore dhe frekuenca e të dhënave

Të dhënat nga janari i vitit 2005, të publikuara me metodologjinë e vjetër, janë të disponueshme në bazë mujore në faqen zyrtare të Bankës Popullore, në pjesën e statistikës pagesore.

Raportuesit dorëzojnë të dhëna mujore në përputhshmëri me metodologjinë e re të Bankës Popullore nga periudha raportuese e cila fillon në janar 2016 dhe të dhëna vjetore të periudhës raportuese e cila ka filluar në vitin 2015.


7. Publikimi

Banka Popullore i publikon të dhënat çdo muaj, ose çdo vit në formë të grumbulluar, në faqen e saj zyrtare, me përjashtim të një numri të caktuar të të dhënave të definuara të cilat përdoren vetëm për qëllime analitike të Bankës Popullore dhe ata nuk janë objekt publikimi.

Raporte për të dhëna nga fusha e statistikës pagesore

Tabela 1 – Llogari për kryerjen e pagesave

Tabela 2 – Kartela pagesore të lëshuara në vend

Tabela 3 – Pajisje të cilat pranojnë kartela pagesore

Tabela 4 – Transaksione pagesore sipas llojit të instrumentit pagesorë

Tabela 5 – Transaksione pagesore me kartela pagesore sipas llojit të pajisjes

Tabela 6 – Pjesëmarrje në sistemet e pagesave

Tabela 7 – Pagesa të përpunuara përmes sistemeve të pagesave

Qarkullim pagesorë në denarë në vendin tonë

Të dhëna vjetore për qarkullimin pagesorë në vendin tonë

Arkiv i të dhënave për statistikë pagesore për periudhën prej janar të vitit 2005 deri në mars të vitit 2016 *


* Raportet përmbajnë të dhëna për statistikën pagesore të vendit tonë për periudhën prej janarit të vitit 2005 deri në mars të vitit 2016, të cilat janë të përpunuara dhe publikuara në bazë të akteve të vjetra nënligjore


  • Pyetje më shpesh të parashtruara lidhur me statistikën pagesore
  • Analizë krahasuese e statistikës pagesore të Bankës Popullore me statistikën pagesore të ECB-së