A  B  D  E  G  H  I  K  L  Ll  M  N  P  Q  R  Rr  S  Sh  T  U  V  Z  Zh 




A

Amortizim (Amortization) – procedurë që kontrollon nëse përdoruesi i shërbimeve pagesore ose ofruesi i shërbimeve pagesore ka të drejtë të kryejë veprime të caktuara.

Ari monetar (Monetary gold) – ari i cili është pjesë përbërëse e rezervave valutore të një vendi dhe ka trajtimin e mjeteve financiare.

Autorizim (Authorization) – leje ose privilegj për të kryer detyra të caktuara ose për të pasur qasje, respektivisht për të miratuar/verifikuar aktivitete të caktuara.

Në fillim ↑


B

Banka (Bank) – person juridik i themeluar në pajtueshmëri me dispozitat e Ligjit të Bankave, me leje të marrë nga Guvernatori i Bankës Popullore, aktiviteti kryesor i të cilit është mbledhja e depozitave dhe burimeve të tjera të rimbursueshme të mjeteve nga publiku dhe dhënia e kredive në emër të tij dhe për llogarinë e tij.

Bankimi elektronik (E-banking) – mënyrë moderne elektronike e mbajtjes së llogarive në transaksionet pagesore. Bankimi elektronik është i disponueshëm në çdo kohë dhe nga çdo kompjuter që ka qasje në internet. Përdoruesit e bankimit elektronik, përmes qasjes së duhur të rënë dakord me bankën, kanë pasqyrë të gjendjes së llogarive, transaksioneve ditore, pasqyrës së llogarisë së transaksionit dhe kanë mundësinë të përgatisin urdhëresa për transferimin e mjeteve.

Banka qendrore (Central bank) – institucion financiar që ka privilegjin të emetojë dhe të shpërndajë para në një vend (ose bashkim valutor), i cili zakonisht është përgjegjës për udhëheqjen e politikës monetare në atë vend. Shumica e bankave qendrore janë gjithashtu përgjegjëse për rregullimin dhe mbikëqyrjen e bankave të vendit.

Bankomat (Аutomated Тeller Мachine - ATM) – pajisje elektromekanike e cila lejon përdoruesit e autorizuar të tërheqin para nga llogaritë dhe/ose ofron qasje në shërbime të tjera.

Bilanci i gjendjes (Balance sheet) – formulari i përshkruar i cili tregon gjendjen e mjeteve, kapitalit dhe detyrimeve, të përcaktuara në fund të periudhës për të cilën është hartuar.

Bilanci i pagesave (Balance of payments) – raport statistikor i cili përmbledh në mënyrë sistematike të gjitha transaksionet ekonomike të një vendi me një vend të huaj brenda një periudhe të caktuar kohore. Këtu përfshihen transaksionet në llogarinë rrjedhëse (që kanë të bejnë me mallrat, shërbimet, të ardhurat dhe transfertat rrjedhëse), si dhe transaksionet në llogarinë kapitale dhe financiare (në lidhje me flukset e ndryshme financiare) dhe rezervat valutore.

Bonot e thesarit (Central bank bills, CB bills) – letrat me vlerë afatshkurtër të emetuara nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ankandet e bonove të thesarit janë instrument bazë i politikës monetare në vendin tonë.

Në fillim ↑


Debitori (Debtor) – personi fizik ose juridik i cili sipas marrëdhënies kontraktore ka për detyrë të kryejë detyrim të caktuar në kohë të caktuar ndaj kreditorit (shih: kreditori).

Deficit (Deficit) – shpenzime më të mëdha se të ardhurat. Përdoret për të treguar lloj shkurtese, shumë ose sasi më të vogël.

Deflacioni (Deflation) – rënie në nivelin e përgjithshëm të çmimeve gjatë një periudhe kohore. Deflacioni është e kundërta e inflacionit (shih: inflacioni).

Deklarata e të ardhurave (Income statement) – raport financiar i cili tregon të dhënat e një personi juridik për vitin e biznesit: të ardhurat, shpenzimet dhe rezultati financiar në atë vit.

Depozita (Deposit) – depozitë monetare në bankë ose kursimore me interes të caktuar ose kompensim të çdo lloji, për periudhë të caktuar ose pa afat maturimi, në varësi të kushteve të dakorduara gjatë investimit të mjeteve. Depozitat mund të ndahen në depozita afatgjata, afatshkurtra dhe pa afat.

Depozita me afat (Time or term deposit) – mjetet e klientit të depozituara në llogari bankare kursimi për periudhë të caktuar fikse. Klienti mund t'i tërheqë mjetet e depozituara para afatit të caktuar, por në atë rast nuk do të marrë interes të rregullt.

Depozita pa afat (me të parë) (Sight deposit) – depozitë pa datë fikse të maturimit. Depozitat pa afat janë në dispozicion të pronarit në çdo kohë.

Depozita njëditore në bankën qendrore (Overnight deposit with the central bank) – bankat mund të vendosin mjete në depozita njëditore në Bankën Popullore çdo ditë pune. Funksioni kryesor i këtij instrumenti është menaxhimi i likuiditetit të tepërt në banka të veçanta dhe/ose në sistemin bankar në afat të shkurtër.

Depozita e letrave me vlerë (Securities Depository) – institucioni në të cilin kryhet regjistrimi i letrave me vlerë dhe pronarëve të letrave me vlerë, shlyerja e transaksioneve tregtare dhe transfertat jotregtare të letrave me vlerë.

Depozitat e siguruara (Insured deposits) – depozitat e personave fizikë, të depozituara në banka dhe në kursimoret të cilat kanë licencë për të operuar nga Banka Popullore, detyrimisht janë të siguruara. Depozitat sigurohen në Fondin e Sigurimit të Depozitave deri në shumën prej 30.000 euro në kundërvlerë në denarë për depozitues, në bankë, degë të bankës së huaj ose kursimore në pajtueshmëri me dispozitat e ligjit. Në rast të një ngjarjeje të rrezikshme, Fondi i Sigurimit të Depozitave jep kompensim deri në shumën e përcaktuar, në pajtueshmëri me kushtet e përcaktuara.

Depozitë kursimi (Saving deposit) – kursimet monetare të qytetarëve dhe personave juridikë të cilët investojnë në banka dhe në kursimore me normë të caktuar interesi. Depozita e kursimit mund të jetë depozitë pa afat ose me afat (shih: depozitë pa afat; depozitë me afat).

Diferenca e normës së interesit (Interest rate spread) – dallimi ndërmjet normës aktive dhe pasive të interesit (respektivisht, norma e interesit të kredive dhe depozitave).

Në fillim ↑


E

Emetimi primar i parave (Reserve money) – emetimi i parave nga banka qendrore (paratë primare).

Eurobond (Eurobond) –  letër me vlerë borxhi e emetuar në tregjet ndërkombëtare të shprehura në një monedhë të ndryshme nga monedha e vendit në të cilin është emetuar. Zakonisht emetohen në euro, dollarë, por mund të jenë edhe në ndonjë monedhë tjetër të konvertueshme.

Në fillim ↑


G

Garanci (Collateral) – përfaqëson pjesë të pasurisë në pronësi të huamarrësit që shërben për sigurimin e borxhit ndaj huadhënësit, pra pronë që huadhënësi mund ta kalojë në pronësi të tij (ose ta shesë) nëse huamarrësi ndalon përmbushjen e detyrimeve në bazë të borxhit.

Garantues (Warrant) – person i cili garanton se do të paguajë borxhin e përdoruesit të kredisë, nëse ai për ndonjë arsye nuk arrin të paguajë mjetet e marra hua.

Në fillim ↑


H

Hiperinflacioni (Hyperinflation) – kur vendi përballet me normë shumë të lartë, të përshpejtuar dhe të pandalshme inflacioni ose "inflacion jashtë kontrolli", ku ka rënie drastike të vlerës së monedhës vendase.

Hipotekë (Mortgage) – pengu në paluajtshmë si garanci për kredinë e parave.

Në fillim ↑


I

IBAN (Inertnational Bank Account Number) – Standard ndërkombëtar i numërimit/identifikimit të llogarive bankare dhe përdoret më së shumti për qarkullimpagesor jashtë vendit.

Inflacioni (Inflation) – rritja e nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një periudhe kohore të caktuar. Inflacioni ka efektin e kundërt të deflacionit (shih: deflacioni).

Instrumentet makroprudenciale (Macroprudential instruments) – janë instrumente që mund të përdoren për të parandaluar, reduktuar ose hequr rreziqet sistematike në segmente të veçanta të sistemit financiar.

Institucion financiare (Financial institution) – person juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është bankë, kursimore, shoqëri e menaxhimit të fondeve të investimit, shtëpi brokerimi, kompani sigurimesh, shoqëri risigurimi, shoqëri administruese e fondeve të pensioneve, ofrues i lizingut financiar, shoqëria financiare dhe çdo person tjetër që i nënshtrohet mbikëqyrjes së organeve kompetente në pajtim me ligjin.

Institucion financiar me rëndësi sistemike (Systemically important financial institution) – institucion financiar, funksionimi i të cilit me probleme serioze ose ndërprerja e funksionimit (dështimi) mund të çojë në shfaqjen e rrezikut sistemik, dhe i cili identifikohet si sistematikisht i rëndësishëm në pajtim me ligjin me të cilin rregullohet funksionimi i institucioneve financiare individuale.

Interesi i kredisë (Interest) – kompensimi që huamarrësi (debitori) i paguan huadhënësit (kreditorit) për përdorimin e mjeteve të marra hua (kredi).

Interesi ndërkalues (Intercalary interest) – përfaqëson interesin i cili llogaritet dhe paguhet për periudhën nga miratimi i kredisë deri në momentin kur fillon shlyerja e kredisë.

Në fillim ↑


K

Kambial (Bill of exchange) – letër me vlerë përmbajtja e së cilës është pretendim ligjor. Kambiali është urdhëresë me shkrim i pakushtëzuar i lëshuesit të kambialit drejtuar një personi tjetër, në vend dhe në kohë të caktuar, për t'i paguar një shumë të caktuar parash personit të shënuar në kambial ose personi tjetër me urdhëresë të tij.

Kartelë debitore (kartelë me funksion debiti) (Debit card) – zakonisht lëshohet duke hapur një llogari transaksioni. I mundëson përdoruesit të tërheqë para nga bankomatet, të paguajë në pikat e shitjes ose nëpërmjet internetit. Përdoruesit e kartelës së debitit mund të bëjnë blerje deri në shumën që kanë në dispozicion në llogari, ndërkohë që duhet pasur parasysh që nëse në llogari është dakorduar paraprakisht për shërbimin e mbitërheqjes së lejuar, mund të përdoret edhe ajo shumë e mbitërheqjes.

Kartelë kreditore (kartelë me funksion krediti) (Credit card) – i lejon mbajtësit të kartelës të bëjë blerje dhe/ose të tërheqë para deri në shumë të paracaktuar. Linja e miratuar e kredisë mund të tarifohet e plotë në fund të një periudhe të caktuar kohore ose mund të tarifohet me këste, me interes të përfshirë në shumë.

Kartelë pagesore (Payment card) – lloj instrumenti pagesor që i lejon paguesit të iniciojë transaksion me kartelë debiti ose krediti dhe që mund të përdoret nga mbajtësi për të paguar mallra dhe shërbime dhe/ose për të tërhequr dhe/ose depozituar para.

Këmbimore (Exchange office) – njësi organizative në të cilën realizohet këmbimi. Operacionet e këmbimit janë blerja e parave të huaja efektive dhe çeqeve në valutë të huaj, nga persona fizikë të huaj dhe vendas dhe shitja e parave efektive të huaja personave fizikë vendas dhe personave fizikë të huaj në bazë të riblerjes. Këmbyesit e autorizuar të parave janë persona juridikë rezidentë me seli në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë marrë leje nga Banka Popullore për kryerjen e punëve të këmbimit të parave.

Këste (Installments, repayments) – shuma e këstit (kryegjëja plus interesi) e cili paguhet në periudhë të caktuar kohore për kredinë e marrë.Konvertim (Conversion) – Përfaqëson shkëmbimin e një valute me një tjetër.

Konvertim (Conversion) – Përfaqëson shkëmbimin e një valute me një tjetër.

Kompani financiare holding (Financial holding company) – përfaqëson institucion financiar jobankar, filialet e të cilit janë bankat ose institucionet financiare jobankare, të cilat marrin pjesë në totalin e aktiveve të shoqërisë me të paktën 80%, ku të paktën një filial është bankë.

Klerimi (Clearing) – rastet që verifikojnë transaksionet përpara shlyerjes së tyre, të cilat mund të përfshijnë shlyerjen e këtyre transaksioneve dhe përcaktimin e bilanceve përfundimtare të shlyerjes.

Kredi (Credit, loan) – marrëdhënia debitor-kreditor në të cilën banka i cakton shumë të caktuar parash huamarrësit në periudhë të caktuar kohore, në kushte të caktuara dhe me normë interesi të përcaktuar.

Kredi afatgjatë (Long term credit) – kredi maturimi i së cilës, respektivisht shlyerja, kalon një vit.

Kredi afatshkurtër (Short-term credit) – kredi periudha e maturimit (shlyerjes) e së cilës nuk kalon një vit.

Kredia brenda ditës (Intraday credit) –  kredi që u mundëson bankave të tejkalojnë disbalancat e likuiditetit që ndodhin si rezultat i daljeve më të mëdha se hyrjet gjatë ditës. Banka Popullore nuk ngarkon interes për kredinë brenda ditës. Kredia është në dispozicion të bankave çdo ditë pune dhe miratohet me kërkesë të tyre, në formën e transaksionit repo (shih: transaksioni repo), me mundësi të konvertimit të kredisë brenda ditës në kredi të disponueshme njëditore në fund të ditës.

Kredi e ripërtëritshme (Revolving credit) – kredi afatshkurtër që vazhdohet automatikishtsapo të përdoret pjesërisht ose plotësisht (në kushte të njëjta ose të modifikuara, në varësi të kontratës).

Kredi hipotekare (Mortgage loan) – lloj kredie bankare afatgjatë ku si mjet për sigurimin e kërkesave të bankës vendoset peng mbi disa pasuri të paluajtshme në pronësi të debitorit (hipoteka).

Kredi me probleme (Non-performing loans, NPLs) – kreditë me pagesë të parregullt ose jo të plotë të kryegjësë, interesit, kërkesa të tjera pa interes, respektivisht kreditë që nuk janë paguar për më shumë se 90 ditë nga data e skadimit dhe ekspozimi ndaj kredisë për të cilin është përcaktuar se klienti nuk do të jetë në gjendje të shlyejë detyrimet e tij ndaj bankës, pavarësisht nëse është vendosur siguria dhe pavarësisht nga shuma që nuk është paguar apo numri i ditëve të vonesës.

Kredi njëditore nga banka qendrore (Overnight credit from the central bank) – bankat mund të shfrytëzojnë kredi njëditore nga Banka Popullore. Norma e interesit për kredinë e disponueshme njëditore përfaqëson kufirin e sipërm të normave afatshkurtra të interesit të tregut të parasë. Kredia është në dispozicion të bankave çdo ditë pune dhe miratohet me kërkesë të tyre, në formën e transaksionit repo. Funksioni kryesor i kredisë së disponueshme njëditore është tejkalimi i problemeve të likuiditetit në banka të veçanta, gjë që kontribuon në stabilizimin e likuiditetit në tregjet e parasë dhe luhatjet e normave afatshkurtra të interest.

Kreditori (Creditor) ‒ personi fizik ose juridik që jep hua, respektivisht i jep të drejtën të disponojë para, mallra etj. huamarrësit, pra debitorit (shih: debitori).

Kredia si mundësi e fundit nga banka qendrore (Credit of last resort from the central bank) – kredi e dhënë nga Banka Popullore për bankë komerciale për të përmirësuar likuiditetin e bankës dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar. Kredia si mundësi e fundit miratohet në denarë, me afat maturimi deri në 90 ditë kalendarike, e cila mund të vazhdohet me kërkesë të bankës për maksimum edhe 90 ditë kalendarike.

Krizë financiare (Financial crisis) – gjendje në të cilën trazirat në një ose më shumë segmente të sistemit financiar ose kushte të tjera në ekonomi, rrezikojnë seriozisht ose mund të rrezikojnë stabilitetin e sistemit financiar dhe funksionimin normal të tij.

Kryegjëja (Principal) – shuma bazë e depozitës/kreditit mbi të cilën llogaritet interesi.

Kursi i këmbimit (Exchange rate) – çmimi i valutës së huaj i shprehur në para vendase, ose raporti i vlerës ndërmjet monedhave vendase dhe të huaja.

Kursi referues i këmbimit (Reference exchange rate) – kursi i këmbimit që përdoret si bazë për llogaritjen gjatë blerjes ose shitjes së mjeteve të huaja të pagesës dhe që vihet në dispozicion nga ofruesi i shërbimeve pagesore ose që buron nga burim i disponueshëm publikisht.

Kursimet (Savings) – Kursimi i parave për përdorim në të ardhmen ose shpenzimi i shtyrë i një pjese të fitimit (fitimit) në favor të konsumit të ardhshëm.

Kursimore (Savings house) – institucion financiar depozitues, i cili, në pajtueshmëri me rregulloret ligjore, ofron shërbime të caktuara financiare (parimisht grumbullon depozita dhe jep kredi), kryesisht duke punuar me popullsinë.

Në fillim ↑


L

Likuiditeti (Liquidity) – aftësia e shlyerjes së detyrimeve të pagesës sipas afateve të maturimit. 

Limiti i kreditit (Credit limit) – limiti i kartelës së kreditit i miratuar nga banka, i përcaktuar në bazë të të ardhurave të rregullta të klientit dhe debitimit të tij.

Lista e kursit të këmbimit (Exchange rate list) – pasqyrë e kursit të këmbimit të publikuar nga banka qendrore.

Në fillim ↑


Ll

Llogari pagesore (Payment account) – llogaria e mbajtur nga ofruesi i shërbimit pagesor në emër të një ose më shumë përdoruesve të shërbimit pagesor dhe përdoret për të kryer transaksione pagesore.

Llogari transakcionale (Transaction account) – llogari bankare, e cila shërben për regjistrimin dhe kryerjen e të gjitha transaksioneve (pagesa hyrëse dhe dalëse) të klientit (person juridik ose fizik). Llogaria e transaksionit përfaqëson të dhënë numerike unike dhe të papërsëritshme e cila shërben për identifikimin e pjesëmarrësit në transaksionin e pagesës dhe nëpërmjet së cilës ai kryen pagesat.

Në fillim ↑


M

Masat makroprudenciale (Macroprudential measures) – masat e marra në lidhje me sasinë e instrumenteve makroprudenciale dhe masat e tjera për qëllime parandalimi, reduktimin ose eliminimin e rreziqeve sistemike në segmente të veçanta të sistemit financiar ose në sistemin financiar në tërësi.

Mbikëqyrje në terren (On-site supervision) – banka Popullore kryen kontroll të drejtpërdrejtë në terren në formën e kontrolleve të plota dhe të pjesshme të bankave dhe kursimoreve.

Mbikëqyrja nga jashtë (Off-site supervision) – banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut kryen kontroll të vazhdueshme të jashtëm të raporteve dhe dokumentacionit tjetër që bankat dhe kursimoret i dorëzojnë Bankës Popullore në pajtim me rregulloret ligjore.

Mbitërheqje (Overdraft) – Marrëveshje e lidhur kredie në pajtueshmëri me të cilën ofruesi i shërbimit pagesor i ofron përdoruesit të shërbimit pagesor shumën e disponueshme të mjeteve që tejkalon bilancin rrjedhës të mjeteve në llogarinë pagesore.

Mbivlerësim (Appreciation) – rritja e vlerës së monedhës së një vendi kundrejt monedhave të tjera.

Mjete monetare (Monetary assets) – janë para të gatshme (para letre dhe monedha), para elektronike ose kërkesa të tjera monetare nga ofruesi i shërbimit pagesor (mjete në llogari).

MKDONIAМ (Маcedonian Denar Overnight Index Average) – norma e interesit ndërbankar për transaksionet njëditore të realizuar nga bankat referente si shitëse të depozitave në denarë.

Monedhat (Currency) – monedhat përfshijnë kartëmonedhat dhe monedhat me vlerë nominale fikse, të emetuara nga banka qendrore si mjete zyrtare pagesore në ekonominë vendase. Ari dhe monedhat e farkëtuara përkujtimore që kanë vlerë numizmatike dhe që nuk qarkullojnë në qarkullim klasifikohen si mjete jofinanciare. Monedhat përfshijnë gjithashtu valutë të huaj, domethënë kartëmonedha dhe monedha të farkëtuara të emetuara nga jorezidentë, zakonisht banka qendrore të vendeve të huaja.

Në fillim ↑


N

Nënvlerësim (Depreciation) ‒ rënie në vlerën e monedhës së një vendi kundrejt një ose më shumë monedhave të huaja.

Norma efektive e interesit (Effective interest rate) – norma e interesit e cila përfaqëson çmimin real të kredisë. Krahas interesit shtohen edhe harxhime dhe përqindje të tjera që klientët paguajnë në bankë për miratimin e kredisë.

Norma fikse e interesit (Fixed interest rate) – norma e interesit e pandryshuar për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës.

Norma referuese e interesit (Reference interest rate) – normë interesi që përdoret si bazë për çdo llogaritje interesi dhe e ka origjinën nga burim i disponueshëm publikisht dhe që mund të verifikohet nga të dyja palët në marrëveshjen e shërbimeve pagesore.

Norma reale e interesit (Real interest rate) – norma e interesit e cila ndryshon nga norma nominale sepse e merr parasysh edhe inflacionin e pritshëm, për të pasqyruar më saktë çmimin e vërtetë të huamarrjes.

Norma e interesit (Interest rate) – përqindja e kryegjësë (shuma e marrë hua/investuar) e cila paguhet si interes.

Norma aktive e interest (Lending interest rate) – interesi që banka merr për kreditë e dhëna te personat juridikë dhe fizikë.

Norma e ndryshueshme e interesit (Variable interest rate) – norma e interesit shuma e së cilës është subjekt i ndryshimit gjatë kohëzgjatjes së kredisë ose depozitës, që do të thotë se banka mund të ndryshojë interesin, në pajtueshmëri me atë që thuhet në kontratë.

Norma e rregullueshme e interesit (Adjustable interest rate) – norma e interesit e cila ndryshon sipas vendimit të brendshëm të bankës. Klienti duhet të informohet për kushtet dhe procedurën për ndryshimin e normës së rregullueshme të interesit.

Norma gjobë e interesit (Penalty interest rate) – interesi i paguar nga debitori nëse vonohet në përmbushjen e detyrimeve në bazë të borxhit. Në fakt, ai përfaqëson detyrim për të kompensuar dëmin që debitori i bën kreditorit duke mos shlyer borxhin në kohën e rënë dakord.

Norma nominale e interesit (Nominal interest rate) – norma e interesit e deklaruar në kontratën ndërmjet kreditorit dhe debitorit dhe nuk merret parasysh inflacionin.

Norma pasive e interesit (Deposit interest rate) – është norma me të cilën llogaritet dhe paguhet interesi për mjetet që përdoruesi i shërbimeve pagesore mban si depozitë bankare.

Në fillim ↑ 


P

Paraja e gjerë (Money supply, Monetary aggregates) – totali i mjeteve monetare në një vend, të cilat janë të disponueshme në periudhë të caktuar kohore. Oferta monetare përbëhet nga masa e parave të gatshme (monedha dhe kartmonedha) dhe masa e depozitave (kërkesat e gjetura në llogaritë bankare që mund të shërbejnë si mjet pagese në qarkullim), si dhe instrumente të tjera financiare. Ekzistojnë përkufizime të ndryshme për paranë e gjerë, sipas instrumenteve financiare të mbuluara, të klasifikuara sipas shkallës së likuiditetit të tyre (në rastin tonë paraja e gjerë/oferta monetare M1, M2, M3 dhe M4, duke filluar nga instrumentet më likuide e deri te instrumentet më pak likuide).

Para elektronike (E-money) – vlera monetare që ruhet në formë elektronike, duke përfshirë edhe formën magnetike, e lëshuar në bazë të pranimit të mjeteve për qëllime të realizimit të transaksioneve pagesore, që pranohet si mjet pagese nga një person fizik ose juridik, i ndryshëm nga emetuesi i parasë elektronike dhe që përfaqëson një pretendim monetar nga emetuesi i parasë elektronike.

Para të gatshme (Cash) – term bankar i parave të gatshme (pjesë e parasë së gjerë e cila përbëhet nga kartëmonedhat dhe monedhat).

Para të gatshme në qarkullim (Currency in circulation) – paratë e gatshme në qarkullim i referohen kartëmonedhave dhe monedhave me vlerë nominale fikse që emetohen nga banka qendrore si mjet zyrtar pagese në ekonominë vendase. Gjatë llogaritjes së sasisë së parave të gatshme në qarkullim, ato që janë në bankën qendrore zbriten nga vlera totale e parave të emetuara.

Parapagesë (Advance payment) – shumë monetare e cila paguhet paraprakisht si pagesë e pjesshme në llogari për blerjen e mallrave ose shërbimeve.

Periudhë mospagimi (Grace period) – periudha e mospagimit të shlyerjes së kryegjësë, respektivisht periudha kohore nga fillimi i përdorimit të kredisë deri në shlyerjen e parë të kryegjësë.

Përdorues i shërbimeve pagesore (Payment services user) – është një person fizik ose juridik që përdor shërbim pagesor në cilësinë e paguesit ose marrësit ose në të dyja cilësitë.

PIN (Personal Identification Number) – kod numerik personal dhe i fshehur i cili shërben si identifikues i përdoruesit të kartelës pagesore. Është i barabartë me nënshkrim elektronik të përdoruesit gjatë transaksioneve elektronike (siç është tërheqja e parave të gatshme nga bankomati).

Plani i amortizimit (Amortization plan) – plani i shlyerjes së kredisë zakonisht është në formën e tabelës, në të cilën tregohen anuiteti, kryegjëja, interesi dhe borxhi i mbetur për çdo periudhë llogaritëse.

Politika makroprudenciale (Macroprudential policy) – grup aktivitetesh që kontribuojnë në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

POS- terminal (Point of sale terminal) – pajisje elektronike e disponueshme në pikën e shitjes (shitore) e cila mundëson pagesa elektronike në mënyrë efikase, të besueshme, të shpejtë dhe të thjeshtë për mallrat dhe shërbimet duke përdorur kartelat e pagesës.

Në fillim ↑ 


Q

Qarkullim pagesor (Payment operations) – përfshinë të gjitha pagesat në para, pavarësisht se kush i bën ato, mbi çfarë baze dhe në çfarë mënyre. Nëse këto pagesa bëhen brenda një vendi, atëherë bëhet fjalë për qarkullim pagesor brenda vendit. Nëse pagesat kryhen ndërmjet individëve dhe personave juridikë të vendeve të ndryshme, atëherë bëhet fjalë për qarkullim pagesor jashtë vendit.

Në fillim ↑ 


R

Regjistri i llogarisë së vetme (Single account registry) – sistemi kombëtar, i centralizuar dhe elektronik i informacionit dhe i të dhënave për pagesa, depozita apo llogari të tjera në denarë dhe devizore, përfshirë instrumentet pagesoreqë lidhen me to, për kasafortat e lëshuara, si dhe për identitetin e pronarëve të llogarive dhe kasafortave, të pronarëve realë, të përfaqësuesve ligjorë dhe/ose të personave të autorizuar për të punuar me to.

Remitanca (Remittance) – urdhëresa që banka të dërgojë (paguajë) në llogarinë e një personi fizik ose juridik shumë të përcaktuar në dërgesën nga dërguesi (nga vendi ose nga jashtë).

Rezervat devizore (Foreign exchange reserves) – mjetet të cilat janë menjëherë në dispozicion të autoritetit monetar dhe të kontrolluara nga autoriteti monetar dhe shërbejnë për financimin e bilancit të pagesave nëpërmjet ndërhyrjes në tregun valutor për të ndikuar në kursin e këmbimit dhe/ose për qëllime të tjera.

Rezerva e detyrueshme (Reserve requirement) – instrument i politikës monetare të Bankës Popullore, i cili detyron bankat dhe bankat e kursimit të ndajnë mjete në llogaritë pranë bankës qendrore, si përqindje e potencialit të tyre depozitues.

Rifinancimi (Re-financing) – zëvendësimi i detyrimeve ekzistuese me të reja në bazë të borxhit, zakonisht bëhet fjalë për kredi të re me norma interesi më të favorshme, afat shlyerjeje dhe kushte të tjera.

Në fillim ↑ 


Rr

Rreziqet e monedhës (Currency risk, exchange rate risk) – rreziku i humbjes për shkak të ndryshimeve në kurset ndërkombëtare të këmbimit.

Rreziku i kredisë (Credit risk) – rreziku i mospërmbushjes në kohë ose përmbushjes jo të plotë të detyrimeve nga debitori në kuadër të marrëdhënies së kredisë.

Rreziku i monedhës, rreziku i kursit të këmbimit (Currency risk, exchange rate risk) – rreziku i humbjes për shkak të ndryshimeve në kurset ndërkombëtare këmbimit.

Rreziku operativ (Operational risk) – është rreziku i humbjeve për shkak të proceseve të brendshme, burimeve njerëzore ose sistemeve të pamjaftueshme ose të dobëta ose për shkak të ngjarjeve të jashtme, duke përfshirë rrezikun ligjor, si dhe rrezikun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Rreziku sistemik (Systemic risk) – është rreziku i shqetësimeve në sistemin financiar me potencial për të shkaktuar pasoja të rënda negative në sistemin financiar dhe në të gjithë ekonominë.

Në fillim ↑ 


S

Sistemi financiar (Financial System) – është sistem i përbërë nga të gjitha institucionet financiare, tregjet financiare, produktet dhe shërbimet financiare dhe infrastruktura e tregjeve financiare.

Sektori jofinanciar (Non-financial sector) – sektori i njësive institucionale - persona juridikë, veprimtaria kryesore e të cilëve është prodhimi i mallrave dhe/ose ofrimi i shërbimeve jofinanciare, të destinuara për treg.

Sistemi monetar (Monetary system) – të përcaktuara me ligj mënyra dhe forma e qarkullimit monetar dhe plotësimi i nevojave monetare të një shteti. Ai rregullon dhe përcakton njësinë monetare dhe të gjitha çështjet formale me rëndësi për qarkullimin e parasë.

SKIBOR (Skopje Interbank Offered Rate) – norma e interesit ndërbankar me të cilën banka referente është e gatshme t'i shesë likuiditet në denarë një banke tjetër referente në tregun e parasë.

Stabilitet Financiar (Financial System) – është gjendje në të cilën të gjitha segmentet e sistemit financiar funksionojnë pa ndërprerje dhe kanë kapacitet për t'i bërë ballë goditjeve të mundshme.

Në fillim ↑ 


Sh

Shtëpi klerimi (Clearing house) - person juridik përgjegjës për llogaritjen e pozicioneve neto të pjesëmarrësve në sistem pagesor ose pjesëmarrësve në sistem të shlyerjes së letrave me vlerë, i cili gjithashtu mund të veprojë si një palë qendrore dhe/ose agjent shlyerjeje

Në fillim ↑


T

Tarifa (Fee) – janë të gjitha kostot dhe gjobat, nëse ka, që konsumatori ka paguar ose duhet t'i paguajë ofruesit të shërbimit pagesore, për ose në lidhje me shërbimet që lidhen me llogarinë pagesore.

Transaksion pagesor (Payment transaction) – është futja, tërheqja ose transferimi i mjeteve monetare të iniciuara nga paguesi ose në emër të paguesit ose marrësit, pavarësisht nga detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia midis paguesit dhe marrësit.

Transaksion pagesor elektronik (Electronic payment transaction) – transaksion pagesor i nisur dhe i realizuar në internet dhe nuk përfshin transaksionet pagesore të dhëna në formë letre ose udhëzime të dhëna me postë ose telefon.

Transaksionet repo (Repo transactions) – instrument i tregut të parasë i cili jep hua shumë të caktuar parash, ku si garancion jepen letra të caktuara me vlerë.

Transferimi i kredisë (Credit transfer) – shërbim pagesor me të cilin paguesi i jep udhëzime ofruesit të shërbimit pagesor që mirëmban llogarinë e tij pagesore për të kryer transaksion pagesor ose një seri transaksionesh pagesore që miraton llogarinë pagesore të marrësit.

Transferim në largësi (Wire transfer) - është çdo udhëzim nga pjesëmarrësi në sistemin pagesor dhe/ose në sistemin e shlyerjes së letrave me vlerë, për të vënë në dispozicion të marrësit të urdhëresës një shumë mjetesh duke e regjistruar atë në llogarinë e ofruesit të shërbimit pagesore, pala kontraktuale qendrore ose agjenti i shlyerjes ose çdo udhëzim tjetër që rezulton në marrjen ose shlyerjen e një detyrimi pagesor siç përcaktohet nga rregullat e funksionimit të sistemit pagesor ose udhëzim nga pjesëmarrës i autorizuar i tregut të letrave me vlerë për të transferuar pronësinë ose interesin në lidhje me një ose më shumë letra me vlerë, duke e evidentuar atë në llogari të letrave me vlerë në regjistër ose në një mënyrë tjetër të përshtatshme.

Tregu ndërbankar i parasë (Interbank money market) – tregu ndërbankar i parave ose depozitave është infrastrukturë tregu ku një bankë mund të marrë hua nga një bankë tjetër.

Treguesit DTI (Debt-To-Income) – nënkuptohet marrëdhënia midis shumës së detyrimeve totale të klientit, person fizik, në bazë të ekspozimeve të kredisë ndaj bankave dhe kursimoreve në baza mujore, dhe të ardhurave totale mujore të tij.

Treguesit LTV (Loan-To-Value) – nënkuptohet marrëdhënia midis shumës së ekspozimit ndaj kredisë dhe vlerën e vlerësuar të kolateralit.

Në fillim ↑ 


U

Urdhërpagesa (Payment order) – është çdo udhëzim nga paguesi ose marrësi për ofruesin e tyre të shërbimit pagesore që kërkon ekzekutimin e një transaksioni pagesor.

Urdhëresë e përhershme (Standing order) – është udhëzim i dhënë nga paguesi për ofruesin e shërbimit pagesor që mban llogarinë pagesore, për të kryer transferta krediti në intervale të rregullta kohore ose në data të paracaktuara. Zakonisht përdoret për të paguar faturat e energjisë elektrike, ujit, ngrohjes, kësteve të kredisë etj.

Në fillim ↑ 


V

Valutat e konvertueshme (Convertible currencies) – valuta të konvertueshme pa kufizime me kursin aktual të këmbimit. (Pas përmbushjes së të gjitha detyrimeve sipas nenit 8 të Statutit të FMN-së, valuta bëhet e konvertueshme në të gjitha transaksionet aktuale me vendet e huaja, pra mund të këmbehet me të gjitha valutat botërore. Valutat e konvertueshme janë: dollari amerikan, euroja, funta angleze, etj.)

Në fillim ↑ 


Zyra e degës (Branch office) – është njësi organizative e institucionit pagesor, respektivisht institucionit të parasë elektronike, pa statusin e personit juridik dhe që kryen drejtpërdrejt një pjesë ose të gjitha shërbimet pagesore që janë pjesë e funksionimit të institucionit pagesore, respektivisht institucioni për paranë elektronike, që vepron në veprime juridike në llogari të tyre.

Në fillim ↑ 


Zh

Zhvlerësimi (Devaluation) – zhvlerësimi kryhet duke ulur vlerën e monedhës vendase në raport me valutat e huaja me vendim të bankës qendrore. Zhvlerësimi është i ndryshëm nga nënvlerësimi (shih: nënvlerësim).

Në fillim ↑