Investime direkte - Gjendjet
Gjendja paraqet pozitën e investimeve direkte në fund të një periudhe të caktuar dhe përmban të dhëna për kapitalin e pronësisë (me riinvestimin e fitimit) dhe për instrumentet e borxhit.
Varësisht nga struktura e investimeve direkte, hulumtimi statistikor i BPRMV-së për investimet direkte në vend përfshin të dhëna për gjendjen e investimeve të reja, ekzistuese dhe investimeve tjera. Investimet e reja e paraqesin vlerën e kapitalit të pronësisë (përfshirë edhe riinvestimin e fitimit) që rezulton nga investimi në ndërmarrje të reja (investime grinfilld). Investimet ekzistuese e paraqesin vlerën e kapitalit të prnësisë (përfshirë edhe riinvestimin e fitimit) që rezulton nga investime në ndërmarrjet ekzistuese nëpërmjet blerjeve ose bashkimit të ndërmarrjeve. Investimet tjera e paraqesin vlerën e kapitalit të pronësisë (përfshirë edhe riinvestimin e fitimit) që rezulton nga themelimi i degëve, filialeve, fondacioneve dhe të tjera.
Të dhënat për gjendjen e investimeve direkte vlerësohen me vlerën kontabël. Ndryshimet në gjendjen ndërmjet dy periudhave raportuese rezultojnë nga: transaksionet, ndryshimet e çmimeve dhe/ose të kursit dhe ndryshimet në vëllim.
Arritjet e fundit:
Më 31.12.2023, gjendja e investimeve direkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 7.532 milionë euro (ose 55,2% nga të dhënat e vlerësuara për PBB-në) nga të cilat 5.256 milionë euro janë investime në kapitalin vetanak, ndërsa 2.276 milionë euro janë investime në instrumente borxhi.
Analizuar sipas shteteve, investimet më të larta direkte, me vlerë 1.199 milionë euro, janë regjistruar nga Austria, më pas vijon Greqia, me investime direkte në vlerën 751 milionë euro. Në grupin e pesë investitorëve të huaj më të mëdhenj në vend është edhe Turqia (me 715 milionë euro), Gjermania (me 652 milionë euro) dhe Holanda (me 597 milionë euro). Këto pesë vende përbëjnë 51,9% e totalit të investimeve direkte të periudhës së analizuar.
Analizuar sipas veprimtarive të investimit, nga totali i investimeve direkte, 2.470 milionë euro ose 33% janë investuar në veprimtarinë e “Prodhimtarisë”, ndërsa 1.724 milionë euro ose 22,9% në veprimtarinë e “Aktiviteteve financiare dhe të sigurimeve”.





Arkivi i investimeve direkte
Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 103 (ose 110/108)