Standardet për operimin e sistemeve pagesore
Si standarde të pranuara ndërkombëtarisht për funksionimin e sistemeve të pagesave, Banka Popullore ka miratuar Parimet për Infrastrukturën e Tregut Financiar të lëshuara nga Komiteti për Sistemet e Pagesave dhe Shlyerje Ndërkombëtare dhe Komiteti Teknik i Organizatës Ndërkombëtare të Komisioneve të Letrave me Vlerë.
Banka Popullore i klasifikon sistemet e pagesave në pajtim me Vendimin mbi Kriteret dhe Standardet për Funksionimin e Sistemeve të Pagesave bazuar në kriteret e mëposhtme:
- ndikimin financiar përmes vlerës mesatare ditore të transaksioneve të pagesave të ekzekutuara përmes sistemit individual të pagesave gjatë vitit kalendarik të mëparshëm;
- depërtimit në treg përmes pjesës së tregut të numrit të transaksioneve të pagesave të sistemit individual të pagesave në lidhje me numrin total të transaksioneve të pagesave të ekzekutuara nga të gjitha sistemet e pagesave të të njëjtit lloj gjatë vitit kalendarik të mëparshëm, të shprehur si përqindje;
- dhe shlyerjen e sistemeve të tjera të pagesave ose sistemeve të shlyerjes së letrave me vlerë në sistemin individual të pagesave.
Kështu, sistemet e pagesave mund të klasifikohen në llojet e mëposhtme:
- sisteme pagesash me rëndësi sistemike;
- sisteme të rëndësishme pagesash dhe
- sisteme të tjera pagesash.