Këshilli kombëtar për sistemet e pagesave
Këshilli Kombëtarë për Sistemet e Pagesave (KKP)
Sistemet e pagesave përfshinë një numër të madh pjesëmarrësish direkt dhe indirekt, dhe si pasojë imponohet nevoja për interaksion efikas ndërmjet siguruesve të ndryshëm të shërbimeve pagesore. Në anën tjetër, në realizimin e efikasitetit të sistemeve të pagesës dhe sistemeve për shlyerje të letrave me vlerë përfshihen autoritete të ndryshme, duke përfshirë edhe BRPM-në, Ministrinë për Financa, Komisionin për letra me vlerë dhe institucione tjera relative. Bashkëpunimi ndërmjet pjesëmarrësve të ndryshëm dhe bartësve të politikave në fushën e sistemeve të pagesave dhe sistemeve për shlyerje të letrave me vlerë mund të arrihet në mënyra të ndryshme, nga këmbimi i pikëpamjeve dhe informacioneve deri në ad hoc ose takime të rregulluara dhe veprimtari të përbashkëta.
Në një numër të madh shtetesh janë formuar trupa për bashkëpunim ose këshilla për sistemet e pagesave të cilat i trajtojnë çështjet për sistemet e pagesave. Në shumë raste këto trupa janë bërë edhe instrumente për përkrahje bashkëpunimit regjional dhe ndërkombëtarë në fushën e sistemeve të pagesave. Në atë drejtim, në Republikën e Maqedonisë, në tetor të vitit 2004 është formuar Këshilli Kombëtarë për Sistemet e Pagesave i Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejshëm KKP) me Marrëveshje për themelim ndërmjet Guvernatorit të BPRM-së, Ministrit të Financave dhe Kryetarit të shoqatës për veprimtari bankare dhe siguri të Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Në bazë të dispozitave të Marrëveshjes, qëllimi kryesor i KKP-së është të mbështesë arritjen e një sistemi stabil dhe efikas të pagesës në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, KKP-ja shërben si forum për bashkëpunim si në pikëpamje regjionale ashtu edhe në pikëpamje më të gjerë ndërkombëtare në fushën e sistemit të pagesave. Në këtë mënyrë, puna e KKP-së nuk ndërhynë në ingerencat dhe funksionet ligjore të BPRM-së dhe Ministrisë së Financave. KKP-në e përbëjnë anëtarët të cilët emërohen nga themeluesit e KKP-së. Me punën e KKP-së udhëheq Kryetari i KKP-së. Në rast mungese ose ndalimi të Kryetarit të KKP-së me punën e KKP-së udhëheq Zëvendës-Kryetari i KKP-së. Kryetari i KKP-së zëvendësohet ose shkarkohet nga ana e Ministrit të financave. Për shkak të realizimit më efikas të qëllimeve dhe detyrave, puna e KKP-së organizohet në grupe punuese, anëtaret e së cilave janë ekspertë të fushave konkrete të sistemeve të pagesave të cilat e mbulojnë grupin. Çështjet të cilat i shqyrton KKP-ja janë të lidhura me të gjitha aspektet e sistemeve të pagesave në vend, prej të cilave dalin detyrat në vijim:
- Inkurajon bashkëpunimin ndërmjet pjesëmarrësve dhe institucioneve kompetente (rregullatorë) në domenin e sistemeve të pagesave;
- Ngre iniciativë deri te institucionet kompetente për miratimin e rregullave lidhur me sistemet e pagesave, dhe në rast nevoje jep iniciativë për ndryshime dhe shtesa të rregullave ekzistuese ligjore dhe nënligjore;
- Definon dhe propozon procedura të përbashkëta në qarkullim pagesorë me qëllim aplikimin e vetëm të rregullave ligjore nga fusha të ndryshme;
- e përcjell zhvillimin dhe kryen promovim të iniciativave të përbashkëta të cilat janë të drejtuara kah implementimi i shërbimeve të reja në qarkullimin pagesorë;
- merr pjesë në përgatitjen e Dokumentit strategjik për zhvillim të sistemit të pagesës në Republikën e Maqedonisë;
- inkurajon dhe përcjell implementimin e reformave në sistemet e pagesave të Republikës së Maqedonisë;
- i përcakton problemet të cilat paraqiten në zhvillimin e qarkullimit pagesorë në vend dhe propozon zgjedhje për realizimin e tyre;
- në rast nevoje shqyrton projekte individuale të cilat duhet të jenë të fillojnë dhe implementohen dhe për të njëjtat mund të japë mendim;
- kryen promovimin e standardizimit të procedurave dhe sistemeve në përputhje me aspiratat e Republikës së Maqedonisë në integrimet e ardhshme euro-atlantike;
- tregon paraqitjen e monopoleve në qarkullimin pagesorë dhe i afirmon principet e tregut për funksionim;
- kryen promovimin dhe njohjen e çështjeve të lidhura me sistemet e pagesave në vend, dhe kryen promovim të bashkëpunimit regjional dhe ndërkombëtarë të të gjitha institucioneve aktive në sistemet e pagesave dhe sistemet për shlyerje të letrave me vlerë.
Nga gama e gjerë e detyrave del që KKP-ja paraqet një lloj instrumenti për funksion mbikëqyrës të BPRM-së. Gjithashtu KKP-ja paraqet edhe forum i cili garanton qasje strategjike në çështjet për zhvillim të sistemeve të pagesave.
Strategjia për zhvillim të sistemit të pagesave në Republikën e Maqedonisë
Marrëveshje për themelimin e KKP-së
Rregullore për punën e KKP-së
Anëtarët e Këshillit Kombëtarë të Sistemeve të Pagesave të Republikës së Maqedonisë
Lista e kontaktit të anëtarëve në grupet punuese të KKP-së
Konkluzione dhe rekomandime të KKP-së.