Ndryshime të normës bazë të interesit të Bankës Popullore
Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut e përshtat vendosjen e politikës monetare, që të sigurojë ruajtje të stabilitetit të çmimeve, si synim kryesor monetar i definuar ligjërisht. Për realizimin e synimit kryesor, Banka Popullore aplikon strategji monetare për shënjestrimin e kursit nominal devizor të denarit ndaj euros. Përveç për stabilitetin e çmimeve, Banka Popullore kujdeset edhe për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend, si synim ligjor, nën varësi të synimit primar. Kjo do të thotë që gjatë definimit dhe sjelljes së masave monetare, Banka Popullore përpiqet që ato të kontribuojnë edhe në ruajtjen e sistemit financiar stabil dhe konkurrues të orientuar drejt tregut. Banka Popullore e mbështet edhe politikën ekonomike të përgjithshme pa e rezikuar arritjen e synimit primar dhe në pajtim me parimin e ekonomisë tregtare të hapur me konkurrencë të lirë.
Për arritjen e synimeve monetare, Banka Popullore disponon me instrumente të ndryshme të rregullimit monetar. Instrument themelor i politikës monetare të Bankës Popullore është norma bazë e interesit të Bankës Popullore, dhe ajo është norma e interesit e bonove të thesarit të Bankës Popullore. Banka Popullore sjell vendime për nivelin e normës bazë të interesit, në pajtim me Kalendarin tregues të seancave të Bordit Ekzekutiv për politikën monetare (duke filluar nga qershori 2024, në pajtim me ndryshimet në Ligjin e Bankës Popullore të datës 10.4.2024, dhe më parë në seancat e Komisionit për Politikë Monetare Operative - KOMP) në të cilat mirret vendim për vendosjen e politikës monetare. Kjo do të thot se rregullisht analizohen të dhënat e fundit të disponueshme për treguesit kyç makroekonomik dhe financiar dhe rëndësia e tyre në kontekst të projeksioneve makroekonomike. Gjithsahtu, rivlerësohen rreziqet dhe mundësia e realizimit të tyre dhe në bazë të të gjitha këtyre informacioneve, bëhet vlerësimi për vendosjen e politikës monetare.
Vendimet për nivelin e normës bazë të interesit publikohen nëpërmjet njoftimit për publik në internet faqën e Bankës Popullore. Njoftimi përmban pasqyrë të shkurtër të sistematizuar të faktorëve kyç që janë marrë parasysh gjatë marrjes së vendimit specifik. Informacione më të detajuara për qëndrimet dhe vlerësimet e Bankës Popullore të lidhura me procesin e marrjes së vendimeve monetare mund të gjenden në kuadër të dy raporteve të ndryshme, Raporti tremujor i Bankës Popullore dhe Treguesit më të ri makroekonomik - pasqyrë e gjendjes aktuale. Analizat e dhëna në këto dy raporte e formojnë bazën e informacioneve që përdoren gjatë marrjes së vendimeve monetare dhe janë të publikuara për publikun e gjërë. Me publikim e tyre, Banka Popullore përpiqet të kontribuojë në njohjen më të lehtë të procesit të marrjes së vendimeve monetare nga publiku më i gjërë, ndjekje më efikase dhe vlerësim të arritjeve të politikës monetare dhe transmetim më efektiv monetar.
Raporti tremujor përgaditet dhe publikohet katë herë në vit. Raporti tremujor përmban analiza të lëvizjeve më të reja makroekonomike, e përpunon vendosjen e politikës monetare në tremujorin përkatës dhe faktorët që kanë ndikuar mbi të dhe përfshin shtojca me analiza të dedikuara temave aktuale nga fusha e makroekonomisë, financave dhe politikës monetare. Elementi më i rëndësishëm i Raportit janë projeksionet makroekonomike, si një mjet i rëndëdishëm në procesin e marrjes së vendimeve monetare dhe ato hartohen dy herë ni vit, në maj dhe nëntor.
Raporti Treguesit më të ri makroekonomik - pasqyrë e gjendjes aktuale analizon informacionet më të reja të arritjeve makroekonomike në vend dhe jasht vendit dhe ndikimet e tyre mbi ambientin e vlerësuar makroekonomik, në pajtim me ciklin e fundit të projeksioneve makroekonomike, si dhe mbi vendosjen e politikës monetare të Bankës Popullore në periudhën mes dy cikleve të projeksioneve makroekonomike.