Banka Popullore do të jetë nikoqire e Forumit Vjetor të "Iniciativës së Vjenës"

Banka Popullore ka nderin këtë vit të jetë nikoqire e Forumit Vjetor të „Iniciativës së Vjenës" - kornizë ndërkombëtare bashkëpunimi për mirëmbajtjen e stabilitetit financiar në rajonin e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJ). Forumi do të mbahet më 23 dhe 24 mars në Shkup. Kjo është një nga mbledhjet vjetore më të mëdha në fushën e financave në Evropë, ku të gjithë faktorët përkatës, institucionet financiare ndërkombëtare, institucionet financiare evropiane, rregullatorët dhe përfaqësuesit e sektorit financiar privat diskutojnë për drejtimet e ardhshme në politikat që lidhen me sektorin bankar, por edhe për çështje të përgjithshme makroekonomike.

„Iniciativa e Vjenës“ është platformë që i lidh institucionet financiare ndërkombëtare, rregullatorët bankar dhe përfaqësuesit e grupeve bankare nga Europa, të pranishëm në rajonin e EQLJ-së. Ajo është formuar përmes koordinimit të Bankës Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, gjatë valës së parë të krizës globale financiare në vitin 2009. Iniciativa ofroi forum për  vendimmarrje dhe koordinim për të parandaluar rreziqet sistematike bankare dhe për të siguruar kushte për flukse të pandërprera të kredisë në ekonomitë e rajonit. Pas përfundimit të Krizës globale financiare, korniza ende ekziston si  platformë për diskutim ndërmjet rregullatorëve dhe bankave për çështje të tilla si kthim të borxhit, hua me probleme, fragmentimi i bankave, aplikimi i standardeve të reja rregullatore për bankat, si dhe mbështetja e përshtatjes së rajonit me modelin e ri të rritjes.

Në Forumin në Shkup janë paraqitur mysafirë të rangut të lartë, guvernatorë të bankave qendrore nga EQLJ dhe përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane për Investime, Bankës Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Bankës Qendrore Evropiane dhe Komisionit Evropian, si dhe përfaqësues nga sektori bankar.






Full Forum Programme 


Welcoming remarks by Governor Anita Angelovska Bezhoska for the Vienna Initiative Full Forum, 22-24 March 2023, Skopje