Statistika e llogarive financiare është pjesë përbërëse e sistemit integrues të llogarive kombëtare, e cila i shfaq bilancet dhe rrjedhat e mjeteve financiare dhe detyrimet e sektorëve të veçanta në një periudhë të caktuar kohore. Procesi i hartimit të statistikës së llogarive financiare është jashtzakonisht kompleks, sepse supozon përdorimin burimeve të ndryshme të të dhënave, të cilat shumë shpesh janë të destinuara për fusha të ndryshme statistikore dhe mund të vendosen në baza të ndryshme metodologjike. E gjithë kjo kërkon një përpjekje të jashtëzakonshme për të kombinuar dhe krijuar siç duhet një hierarki të burimeve të të dhënave nga statistikat parësore dhe burime të tjera të shumta shtesë të të dhënave.
Vlera e dobishme e statistikave të llogarive financiare është e madhe, duke qenë se ato ofrojnë informacion të detajuar mbi gjendja dhe ndryshimet në mjetet dhe detyrimet financiare të sektorëve individualë, strukturën e tyre sipas instrumenteve financiare individuale, si dhe ekspozimin financiar të ndërsjellë, duke përfshirë informacionin mbi huamarrjen neto dhe/ose huadhënien neto midis sektorëve në ekonominë vendase dhe me pjesën tjetër të botës, gjatë një periudhe të caktuar kohore. Për këtë, llogaritë financiare janë burim i rëndësishëm i informacioneve për bartësit e politikave ekonomike.
Banka Popullore i publikon të dhënat për llogaritë vjetore financiare - bilancet në bazë të rregullt duke filluar nga dhjetori 2020 dhe nga tetori 2023 këto të dhëna publikohen me dinamikë tremujore. Nga dhjetori 2025, Banka Popullore në bazë të rregullt i publikon të dhëna tremujore për transaksionet. 



Pasqyra e letra me vlerë të borxhit (LV) i paraqet lidhjet financiare të bazuara në instrumentin financiare të LV-ve me vlerë të borxhit ndërmjet sektoreve në ekonominë kombëtare, si dhe ndërmjet sektoreve në ekonominë kombëtare dhe sektorin e huaj. Të dhënat janë të paraqitura në një matricë që e ndjek parimin “nga kush tek kush”, sipas sektorit të zotëruesve dhe sektorit të emetuesve të LV-ve me vlerë të borxhit. Më konkretisht, të dhënat i referohen gjendjeve të zotëruara nga LV-të me vlerë të borxhit vendase dhe të huaja nga ana e zotëruesve vendas, si dhe për gjendjet e zotëruara të LV-ve të borxhit vendas nga zotërues jorezident. Të dhënat hartohen në pajtim me standardet statistikore ndërkombëtare dhe europiane.
Pasqyra e LV-së me vlerë të borxhit është një paraqitje sistematike e detajuar e të dhënave për LV-të me vlerë të borxhit, që janë të disponueshme në një nivel më të agreguar brenda statistikave për llogaritë financiare ku janë të shfaqura të dhënat për të gjitha instrumentet financiare.