Ankandet e bonove te thesarit

Funksioni bazë i instrumentit është menaxhim me likuiditetin e sistemit bankar përmes shitjes së letrave me vlerë  afatshkurtëra nga Banka Popullore në tregun primar. Norma e interesit e bonove të thesarit është normë bazë e interesit, që e përcakton drejtimin e politikës monetare.

Ankandet e bonovet të thesarit mbahen në termine të rregullta çdo të mërkurë me afat maturimi prej 7 ditësh, dhe shuma e bonove të thesarit të shitura përcaktohet në varësi nga parashikimet afatshkurtra të likuiditetit. Të drejtë pjesëmarrjeje në ankande kanë bankat dhe kursimoret që kanë detyrim për plotësimin gjegjësisht mbajtjen e rezervës së detyrueshme në Bankën Popullore.

Banka Popullore zbaton dy lloje bazë tenderësh në anëkandet e bonovet të thesarit:

a) Tender me normat të interesit: në prospektin që dërgohet te pjesëmarësit, Banka Popullore e publikon shumën e bonove të thesarit që e ofron për shitje, dhe pjesëmarësit marrin pjesë me shuma dhe norma të interesit;

b) Tender me shuma: në prospektin që dërgohet te pjesëmarsit, Banka Popullore publikon normë fikse të interesit sipas të cilës do të realizohet shitja e bonove të thesarit, dhe pjesëmarësit marrin pjesë vetëm me shuma. 

Me bonot e thesarit mund të tregtohet në tregun sekondar dhe shërbejnë si sigurim për kreditë nga banka qendrore.


Vendim për bonot e thesarit

Prospekt për ankandet e bonove të thesarit

Rezultate nga ankandet e bonove të thesarit

Arhiva e ankandeve të bonove të thesarit

Norma e ponderuar mujore e interesit të bonove të thesarit