Nga 3 shkurti 2025, Banka Popullore nuk do të publikojë më të dhënat për normat referuese SKIBOR në tregun ndërbankar të depozitave në denarë në faqen e saj zyrtare të internetit. Të dhënat historike do të mbeten të disponueshme për publikun.

Nga 3 shkurti 2025, në përputhje me Rregullat për llogaritjen dhe publikimin e normës të interesit në tregun ndërbankar të depozitave SKIBOR, të dhënat për normën e interesit SKIBOR mund të merren nga lidhja e mëposhtme e Shoqatës Bankare të Maqedonisë si administrator i SKIBOR. (https://skibor.mba.mk/)