Funksioni kryesor i instrumentit është menaxhimi me likuiditetin në sistemin bankar dhe te kursimoret në afat të shkurtër, që të mund bankat dhe kursimoret të vendosin mjete në depozitat e disponueshme në Bankën Popullore me vetiniciativë. Depozitat e disponueshme janë me maturitet njëditor dhe shtatë ditë. Norma e interesit të depozitave të disponueshme përfaqëson minimumin e normave afatshkurtra të interesit në tregun e parasë. Vendosja e mjeteve në depozita të disponueshme njëditore në Bankën Popullore mund të bëhet çdo ditë pune, ndërsa në depozita të disponueshme për shtatë ditë një herë në javë, të mërkurën.

Norma e interesit të depozitave të disponueshme – të dhëna historike