Menaxhimi korporativ në Bankën Popullore bazohet në modelin e tri linjave të mbrojtjes, i cili kontribuon në arritjen efikase dhe efektive të synimeve strategjike të përcaktuara, mandatit dhe vizionit.

Niveli i parë i mbrojtjes përbëhet nga njësi organizative, të cilat në mënyrë operative i zbatojnë funksionet bazë dhe funksionet e mbështetjes, menaxhojnë me rreziqet të cilat rrjedhin nga puna e tyre dhe që kanë kuptimin më të thellë të proceseve të punës dhe ndryshimeve në mjedis në fushat ku janë përgjegjëse.

Niveli i dytë i mbrojtjes kryhet nga Zyra e Strategjisë dhe Parandalimit përmes identifikimit, analizës dhe menaxhimit të rreziqeve, trajnimit, këshillimit, kontrolleve dhe monitorimit, si dhe ndërgjegjësimit të punonjësve për rreziqet, mekanizmat dhe masat e kontrollit si dhe mënyrën e zbatimit të rregullores në funksionimin e tyre.

Niveli i tretë i mbrojtjes, auditimi i brendshëm, kryen veprimtari audituese të funksionimit të nivelit të parë dhe të dytë të mbrojtjes, për sa i përket harmonizimit të veprimtarisë me rregullativën ligjore, nënligjore dhe rregullativën e brendshme, besueshmërisë së informacioneve financiare dhe të tjera, si dhe përdorimin efektiv dhe efikas të aseteve dhe burimeve.


Zyra e Strategjisë dhe Parandalimit

Në vitin 2019 në Bankën Popullore u  themelua Zyra e Strategjisë dhe Parandalimit, si njësi organizative e pavarur e veçantë në kuadër të modelit – tri linjat e mbrojtjes.


Zyra e Strategjisë dhe Parandalimit përfshin tre funksione: 

Funksioni i Strategjisë dhe Rreziqeve Operative (FSRrO) 

Funksioni i Sigurisë së Sistemit të Informacionit, Mbrojtjes së të dhënave Personale dhe Informacioneve të Klasifikuara (FSSI) 

Funksioni i Harmonizimit (FH)