Mënyra se si organizohen mbledhjet e Këshillit të Bankës Popullore dhe mënyra e votimit të anëtarëve të Këshillit të Bankës Popullore në mbledhje rregullohet me Rregulloren e punës së Këshillit të Bankës Popullore.

Mënyra e punës së Këshillit të Bankës Popullore siguron punë kolektive, vendimmarrje, përgjegjësi dhe barazi të anëtarëve të Këshillit të Bankës Popullore në realizimin e të drejtave, detyrave dhe përgjegjësive të tyre të përcaktuara me Ligjin për Bankën Popullore të Republikës e Maqedonisë së Veriut dhe ligjeve të tjera.

Anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore kanë për detyrë të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit të Bankës Popullore, të marrin pjesë në vendimmarrje, t'i propozojnë Këshillit të Bankës Popullore që të shqyrtojë çështjet dhe të japë iniciativë për përgatitjen e vendimeve dhe akteve tjera për miratimin e të cilave është kompetent Këshilli i Bankës Popullore.

Këshilli i Bankës Popullore mban mbledhje sipas nevojës, varësisht nga aktivitetet e Bankës Popullore, por së paku dhjetë herë në vit.

Mbledhjet e Këshillit të Bankës Popullore i kryeson guvernatori/guvernatorja i/e Bankës Popullore, e në rast mungese të tij/saj viceguvernatori/viceguvernatorja i/e autorizuar nga guvernatori/guvernatorja i/e Bankës Popullore e zëvendëson atë, në mënyrë të paracaktuar.

Funksionimi dhe vendimmarrja e Këshillit të Bankës Popullore kërkon një kuorum prej së paku dy të tretave të anëtarëve të Këshillit të Bankës Popullore, duke përfshirë guvernatorin/guvernatoren ose, në mungesë të tij/saj, viceguvernatorin/viceguvernatoren që kryeson mbledhjen, në përputhje me rendin e paracaktuar. Nëse nuk arrihet kuorumi, guvernatori/guvernatorja mund të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën mund të merren vendime pa kuorum, të cilat duhet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të rregullt të Këshillit të Bankës Popullore.

Çdo anëtar i Këshillit të Bankës Popullore ka një votë dhe në rast të numrit të njëjtë të votave votën përcaktuese e ka kryetari. Këshilli i Bankës Popullore vendos me shumicë të thjeshtë votash nga anëtarët e pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Bankës Popullore.

Këshilli i Bankës Popullore mund të vendosë për përdorimin e instrumentit tjetër të politikës monetare që nuk është përcaktuar me Ligjin për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve.

Mbledhjet e Këshillit të Bankës Popullore dhe votimi i anëtarëve të Këshillit të Bankës Popullore organizohen në njërën nga mënyrat e mëposhtme:

− me prani fizike;

− me prani virtuale;

− me deklaratë elektronike dhe

− me një kombinim të pranisë fizike dhe/ose virtuale dhe deklarimit elektronik pasues.

Për rrjedhën e mbledhjebe të Këshillit të Bankës Popullore mbahet procesverbal.