Banka Popullore në mënyrë të vazhdueshme vendos dhe avanson bashkëpunimin me bankat tjera qendrore dhe me institucionet  financiare ndërkombëtare.

Bazë e bashkëpunimit teknik është shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe ndarja e praktikave më të mira, me qëllim që të forcojë kapacitetet institucionale përmes rritjes së nivelit të profesionalizmit, efikasitetit, pavarësisë dhe transparencës së bankave qendrore.

Bashkëpunimi teknik bilateral

Në kuadër të bashkëpiunimit teknik bilateral Banka Popullore, prej shumë vitesh, ka bashkëpunim të rregullt me disa banka qendrore, mes të cilave partner më të rëndësishëm strategjik janë Banka Qendrore e Holandës, pastaj Banka Qendrore e Gjermanisë, Banka Popullore e Polonisë si dhe Banka Qendrore Evropiane.

Banka Popullore gjithashtu është përqendruar në avansimin e bashkëpunimit rajonal, dhe në këtë drejtim në periudhën e kaluar ka nënshkruar memorandume për bashkëpunim të ndërsjellt me Bankën Popullore të Sërbisë, me bankën Qendrore të Malit të Zi, me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me Bankën Popullore të Kroacisë.

Bashkëpunimi teknik multilateral

Banka Popullore gjithashtu ka bashkëpunim të frytshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore për sa i përket  marrjes së asistencës teknike në disa fusha të bankingut qendror dhe mbikëqyrjes bankare.