Përditësimi i faqes së internetit
Uebfaqja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV) përditësohet vazhdimisht, me qëllim që të ofrojë të dhëna dhe informacione të sakta dhe të përditësuara. Banka Popullore rezervon të drejtën për të ndryshuar (plotësuar, rishikuar, etj.) të dhënat dhe informacionin, tërësisht ose pjesërisht, në çdo kohë.
Përmbajtja
Kopjimi i përmbajtjes nga faqja e internetit e Bankës Popullore lejohet, me kusht që BPRMV-ja të citohet si burim. Ndryshimi i përmbajtjes së materialeve të publikuara në faqen e internetit të Bankës Popullore nuk lejohet.
Përgjegjësia
Banka Popullore nuk është përgjegjëse për asnjë humbje ose dëmtim që mund të lindë nga përdorimi i të dhënave dhe informacionit të publikuar në faqen e internetit të Bankës Popullore.