Bilanci i pagesave regjistron të gjitha transaksionet ekonomike ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve gjatë një periudhë të caktuar dhe pasqyron lidhjet e ndërlikuara ekonomike të vendit me pjesën tjetër të botës. Bilanci i pagesave përbëhet nga llogaria rrjedhëse (mallra, shërbime, të ardhura parësore dhe dytësore), llogari kapitale dhe financiare.



Arritjet e fundit:

Në tremujorin e dytë të vitit 2026, në transaksionet rrjedhëse me jorezidentët është realizuar deficit prej 266 milionë eurosh, si rezultat i deficitit në këmbimin e mallrave dhe në bilancin e të ardhurave primare.

Te transaksionet financiare me jorezidentët janë realizuar neto hyrje prej 304,6 milionë euro. Neto hyrje janë realizuar te kreditë (427,8 milionë euro), kreditë tregtare (88,8 milionë euro) dhe investimet direkte (18,7 milionë euro), ndërsa neto dalje janë vërejtur te valutat dhe depozitat (271,6 milionë euro) dhe te investimet e portofolit (196,3 milionë euro). Lexo më shumë...   






 
 
 
 
 


Arkivi i bilancit të pagesave


Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected]  ose në telefon 02 3215 181 lokal 103 (ose 110/108)