Ju dëshirojmë mirëseardhje praktikantëve!

Studentët që studiojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe jashtë saj mund të aplikojnë për punë praktike nga fusha e ekonomisë, drejtësisë, shkencave kompjuterike dhe shkencave të tjera shoqërore të cilat janë në domenin e punës së njësive organizative të Bankës Popullore.

Kohëzgjatja e punës praktike është për një muaj, gjatë periudhës së verës, në qershor, korrik ose gusht.

Formularin „Fletëparaqitje për kryerjen e punës praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut“ (shkarko) 

Fletëparaqitja, pasi të jetë plotësuar tërësisht nga ana e studentit me vërtetim dhe vulë të Universitetit, dorëzohet në Arkivin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose përmes postës, me shënimin „PËR PUNË PRAKTIKE“, në adresën në vijim:

Kontakt:
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Drejtoria për menaxhim me burimet njerëzore
Bul. “Kuzman Josifovski - Pitu” nr. 1
1000, Shkup


Ju faleminderit për interesin dhe bashkëpunimin!