Banka Popullore si punëdhënës
Ne, Banka Popullore, ju ofrojmë mundësi për mësim aktiv dhe zhvillim të vazhdueshëm në nivel profesional dhe personal. Në këtë nivel, ne, si punëdhënës modern:
► Kujdesemi për arritjen e objektivitetit parësor të Bankës Popullore dhe për kryerjen e detyrave të saja, si dhe për reputacionin në mjedis vendor dhe ndërkombëtar, me profesionalizëm të lartë në punë;
► Përdorim strategji të përshtatshme për përzgjedhjen, zhvillimin, motivimin dhe mbajtjen e profesionistëve të cilët me potencialin e tyre do të na ndihmojnë në arritjen e qëllimeve tona;
► Mbështesim zhvillimin e potencialit individual duke investuar në trajnime dhe mësime në punë, si dhe mentorim nga kolegë profesionistë me përvojë;
► Vazhdimisht forcojmë ekipin tonë të profesionistëve me kandidatë me përvojë shumëvjeçare, si dhe me ata që janë në fillimet e karrierës së tyre;
► Menaxhojmë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e punëtorëve dhe ofrojmë një mjedis të këndshëm pune dhe sjellje korporative;
► Sigurojmë nivel të lartë të angazhimit të secilit punonjës në pozitën e tij dhe të ekipit, në mënyrë që të arrihen rezultate të suksesshme dhe vlerë e shtuar në punë;
► Vlerësojmë punonjësit që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në punë dhe i inkurajojmë drejtë zgjidhjeve zhvillimore.
Përveç kësaj, japim shpërblime për kontributin, mundësi për hulumtime, vizita në Bankat Qëndrore Evropiane dhe më gjerë, mbështetje në studime akademike, aktivitete sportive, trajnime interne për zhvillim personal, shoqërim ekipor, përfitime sindikaliste, librari me literaturë bashkëkohore profesionale dhe shumë sfida të tjera!
Në menaxhimin e brendshëm të burimeve njerëzore dhe në ndërtimin e vetëdijes organizative dhe individuale, të udhëhequr nga postulatet e mëposhtme:
Respekti për të tjerët - bashkëpunimi dhe komunikimi, në çdo nivel, duke u kujdesur kështu për drejtësinë, respektin, ndershmërinë dhe besimin;
Pranimi i diversiteteve - ndërtimi i një mjedisi të pranimit të diversitetit në mesin e punonjësve, qëndrimet, karakteristikat dhe idetë e tyre, duke nxitur përfshirjen e tyre;
Transparencë - inkurajimi i komunikimit dhe informacionit publik në çdo nivel;
Gatishmëri për ndryshime dhe risi - hapja ndaj mundësive të reja, mësimi i vazhdueshëm, nxitja e kreativitetit, si dhe ndërmarrja e aktiviteteve për përmirësim të vazhdueshëm të punës dhe rezultateve;
Trajtim i drejtë - vendosja e sjelljes së drejtë për trajtim të barabartë në menaxhimin e punonjësve. Konkretisht, ofrimi i mundësive të barabarta për punonjësit në lidhje me përparimin në punë,qasje në të gjitha llojet e formimeve profesionale, kushtet e punës dhe të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga sfera e marrëdhënieve të punës;
Ngritja e vetëdijes - marrja e përgjegjësisë personale në punë, motivimi dhe vetë-motivimi për kontribut më të madh, angazhim aktiv dhe mbajtjen e stafit cilësor;
Vetëdije - përgjegjësia në rast mosrespektimi të rendit, disiplinës dhe detyrimeve kontraktuale;
Mosdiskriminimi - respektimi i diversiteteve për sa i përket racës ose origjinës etnike, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, moshës, besimit fetar, politik ose besimeve të tjera, anëtarësim në sindikate, origjinës kombëtare ose sociale, statusit familjar, statusit pronësor, orientimit seksual etj.
Vizioni, misioni dhe postulatet në menaxhimin e punonjësve dhe bashkëpunimi i tyre i ndërsjellë rrjedhin nga Politika e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të Bankës Kombëtare (Shkarko).
Fjala "ekipë" është kyçës në punën tonë!
Bëhu pjesë e ekipit tonë!