Rezerva e detyruar është instrument i politikës monetare të Bankës Popullore, i cili i obligon bankat dhe kursimoret të ndajnë mjete në llogaritë në bankën qëndrore. Funksionet themelore të instrumentit janë stabilizimi i normave afatshkurtëra të interesit në tregjet e parasë, menaxhimi me ofertat e parave dhe manipulimin e tyre kreditor si dhe uljen e tepricës strukturore të likuiditetit.
Baza e rezervës detyruar të bankave kalkulohet si mesatare e detyrimeve për çdo ditë të muajit kalendarik që i paraprin periudhës së realizimit. Baza e rezervës së detyruar të kursimoreve për tre periudha konsekutive të realizimit kalkulohet si mesatare e detyrimeve për çdo dit të muajit të fundit kalendarik në tremujorin i cili i paraprin periudhës së parë nga tre periudhat e realizimit.
Rezerva e detyruar e bankave në denarë kalkulohet si mbledhje e shumës së definuar të detyrimeve në valutë të vendit, shumës së definuar të detyrimeve të vendit me klauzolë valutore dhe 23% të shumës së definuar të detyrimeve në valutë të huaj. Gjatë përcaktimit të rezervës së detyruar në denarë, baza për rezervë të detyruar të detyrimeve të bankave në valutë të vendit zvogëlohet për shumën e kërkesave të kredive nga persona juridik që janë të destinuara për finansimin e projekteve për ndërtimin e objekteve të reja ose zmadhimin e kapaciteteve egzistuese për prodhimin vendas të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme. Rezervën e detyruar në denarë bankat e përmbushin në nivel mesatar, nga mjetet e llogarive të bankave në Bankën Popullore dhe mjetet në fondin e garancionit rezervë të KIBS ShA Shkup. Rezerva e detyruar e bankave në valutë të huaj përcaktohet në nivel të 77% të shumës së kalkuluar të detyrimeve në valutë të huaj. Rezerva e detyruar e bankave në valutë të huaj ndahet në llogari të veçanta valutore të Bankës Popullore 90% jashtë vendit dhe mbushet në euro në nivel fiks dhe 10% në nivel mesatar në llogari devizore ne euro në SPNM. Kursimoret e mbushin rezervën e detyruar në llogari të veçanta tek Banka Popullore në nivel fiks.
Periudhat e përmbushjes së rezervës së detyruar janë të përcaktuara në Kalendarin tregues të periudhave të përmbushjes së rezervës së detyruar në denarë dhe euro për bankat dhe kursimoret.
Normat për rezervat e detyruara të bankave janë të paraqitura në tabelë: Detyrime | Norma e rezervës së detyruar | Aplikohet prej: | - në valutë vendase | 5% | 10.08.2022 | - në monedhë vendase me klauzolë valutore | 50% | 01.05.2016 | - në monedhë të huaj | 19% | 18.01.2023 | Përjashtim: | - detyrime ndaj jo rezidentëve – korporatave financiare në monedha të huaja me maturitet deri në një vit | 13% | 11.09.2013 | - detyrime ndaj personave fizik në monedhë vendase me klauzolë valutore dhe monedhë të huaj, me maturitet kontraktual deri në dy vite - detyrime ndaj personave fizik në monedhë vendase me maturitet kontraktual mbi një vit * | 0%
0% | 11.01.2012
01.09.2015 | - detyrime të transaksioneve repo në monedhë vendase | 0% | 11.01.2012 | - detyrimet në bazë të letrave me vlerë të borxhit të lëshuara në monedhë vendase me maturitet origjinal deri dy vite më së paku | 0% | 13.02.2013 | - detyrime ndaj jo rezidentëve – korporatave financiare në monedhë vendase, në monedhë vendase me klauzolë valutore dhe monedhë të huaj, me maturitet kontraktual mbi një vit dhe detyrimet ndaj jo rezidentëve në monedhë vendase me klauzolë valutore dhe monedhë të huaj, me maturitet mbi dz vite. | 0% | 11.09.2013 |
* për detyrimet ndaj personave fizik në monedhë vendase me maturitet kontraktual mbi dy vite aplikohet norma e 0% nga 11.01.2012.
Norma e rezervave të detyruara të kursimoreve është 2.5%
-------------------------------------------------------------------------------- Rezerva e detyruar – të dhëna historike Kalendari tregues i periudhave të mbajtjes së reyervës së detyruar në vitin 2023
|