Në kuadër të realizimit detyrave të përcaktuara me ligj, Banka Popullore bashkëpunon me shumë institucione.

Bashkëpunimi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Marrëdhëniet ndërmjet Bankës Popullore dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut rregullohen me nenin 40, të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këshilli i Bankës Popullore dhe secili prej anëtarëve të tij janë përgjegjës para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe për përmbushjen e detyrave të Bankës Popullore. Me kërkesë të Kuvendit ose me iniciativë të tij, guvernatori i Bankës Popullore mund t'i drejtohet periodikisht Kuvendit ose komisioneve të tij për çështje të politikës monetare dhe të sistemit financiar dhe gjendjes së ekonomisë. Banka Popullore mund t'i paraqesë Kuvendit mendime lidhur me projektligjet që kanë të bëjnë me qëllimet dhe detyrat e Bankës Popullore.

Bashkëpunimi me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në arritjen e qëllimeve të saj, Banka Popullore bashkëpunon me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç parashihet me nenet 41, 42 dhe 43 të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kështu, regjimi i kursit të këmbimit dakordohet bashkërisht ndërmjet Bankës Popullore dhe Qeverisë. Banka Popullore kryen veprimtari bankare për nevojat e Qeverisë dhe me kërkesë të saj mund të kryejë edhe punë të këshilltarit financiar të Qeverisë. Gjithashtu, Banka Popullore mund të marrë kredi të huaja në emër të Qeverisë, t'i menaxhojë dhe administrojë ato, si dhe të shlyejë kërkesat dhe detyrimet financiare të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit. Banka Popullore mund të pranojë depozita nga Qeveria dhe organet e tjera të administratës shtetërore. Si depozitar, Banka Popullore pranon dhe paguan para nga llogaritë dhe ofron shërbime të tjera financiare që lidhen me këtë veprimtari. Për më tepër, Banka Popullore mund të veprojë edhe si agjent fiskal i Qeverisë, sipas kushteve të dakorduara me Qeverinë, dhe në bazë të vendimit të Qeverisë, Banka Popullore mund të emetojë edhe monedha të përshtatshme.

  Guvernatori i Bankës Popullore dhe ministri i Financave mbajnë takime të rregullta për politikën monetare dhe fiskale dhe informojnë njëri-tjetrin për çështje të tjera me interes të përbashkët. Banka Popullore dhe Qeveria mund të shkëmbejnë informacione lidhur me kryerjen e detyrave të Bankës Popullore, me përjashtim të informatave specifike që kanë të bëjnë me subjektet që i nënshtrohen mbikëqyrjes. Për të informuar Qeverinë, me kërkesë të saj, Banka Popullore ofron të dhëna për pranimin e mjeteve nga Banka Popullore, nga çfarëdo burimi.

Qeveria konsultohet me Bankën Popullore gjatë përgatitjes së rregulloreve që kanë të bëjnë me çështjet që kanë të bëjnë me objektivat, detyrat dhe kompetencat e Bankës Popullore.

Bashkëpunimi në fushën e stabilitetit financiar

Banka Popullore merr pjesë në punën e Komitetit për Stabilitetit Financiar. Komiteti është themeluar si organ ndërinstitucional përgjegjës për monitorimin e zbatimit të politikës makroprudenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për koordinimin e aktiviteteve në identifikimin dhe monitorimin e rreziqeve sistemike në segmente të veçanta të sistemit financiar që mund të ndikojnë në segmente të veçanta dhe në sistemin financiar në tërësi gjatë marrjes së masave makroprudenciale dhe kur menaxhohet një krizë financiare.

Anëtarët e Komitetit janë: guvernatori i Bankës Popullore, ministri i Financave, Kryetari i Komisionit të Letrave me Vlerë, Kryetari i Këshillit të ekspertëve nga Agjencia e Mbikqyrjes së Sigurimeve, Kryetari i Këshillit të ekspertëve të MAPAS-it, pesë përfaqësues nga Banka Popullore të emëruar nga guvernatori i Bankës Popullore dhe tre përfaqësues të ministrisë të përcaktuar nga ministri i Financave. Nga të lartëpermendurit, guvernatori i Bankës Popullore, ministri i Financave, kryetari i KLV-së, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së dhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it janë anëtarë të Komisionit me të drejtë vote.

Bashkëpunimi në fushën e statistikave

Banka Popullore është bartës i autorizuar i hulumtimeve statistikore, prandaj kontribuon në zhvillimin, prodhimin dhe publikimin e statistikave zyrtare, sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin për Statistikat Shtetërore. Banka Popullore bashkëpunon me Entin Shtetëror të Statistikave dhe anketuesit e tjerë të autorizuar statistikor në nivele të shumta, duke përfshirë pjesëmarrjen në Këshillin e Statistikave të Republikës së Maqedonisë, si organ ekspert këshillëdhënës për statistikat shtetërore dhe në Komitetin Koordinues.

Bashkëpunimi me institucionet e tjera

Për përmbushjen e detyrave të përcaktuara me ligj, Banka Popullore lidh marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim me shumë institucione.

Kështu, Banka Popullore ka lidhur marrëveshje dhe memorandume me

− Agjencia për Mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimeve pensionale;

− Komisioni i Letrave me Vlerë;

− Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës.