Transaksione definitive

Funksioni bazë i instrumentit është rregullim strukturor i likuiditetit në sistemin bankar, i cili do të çonte në ndryshim afatgjatë në nivelin e likuiditetit. Transaksionet definitive mund të zbatohen në dy drejtimet, për sigurimin ose për tërheqje të likuiditetit nga sistemi bankar, përmes blerjes definitive, gjegjësisht shitjes të letrave me vlerë në tregun sekondar.  Transaksionet definitive zbatohen me bankat në bazë bilaterale.

Vendim për blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë në baza të përkohshme dhe përfundimtare nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut