Borxh i jashtëm
Borxhi i jashtëm
Borxhi i jashtëm i një ekonomie i paraqet detyrimet aktuale ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve në bazë të instrumenteve të borxhit, në një datë të caktuar. Hulumtimi statistikor i borxhit të jashtëm përfshin raporte standarde për borxhin e jashtëm bruto dhe kërkesat e jashtme bruto.
Treguesi më i përdorur i borxhit të jashtëm është borxhi i jashtëm bruto, i cili në moment të caktuar është i barabartë me shumën e detyrimeve aktuale dhe të pakushtëzuara që kërkojnë pagesa të kryegjëjës dhe/ose interes nga ana e kreditorit në ndonjë kohë në të ardhmën dhe që i debitohen jorezidentëve nga ana e rezidentëve të një ekonomie.
Statistika e borxhit të jashtëm gjithashtu përmban indikatorë për borxhin e jashtëm neto d.m.th. diferenca ndërmjet gjendjes së borxhit të jashtëm bruto dhe kërkesave të jashtme bruto. Borxhi i jashtëm neto, në strukturën e tij është identik me borxhin dhe kërkesat e jashtme bruto, ku paraqitja standarde e të gjitha kategorive është ndarja sipas sektorëve institucional, afatit dhe llojeve të instrumenteve të borxhit.
Arritjet e fundit:
Në fund të marsit 2026, borxhi i jashtëm bruto arriti në 12.943 milionë euro (ose 70,5% e PBB-së së parashikuar për vitin 2026) dhe shënoi rritje tremujore prej 742 milionë eurosh, ndërsa të arkëtueshmet e jashtme bruto u rritën me 523 milionë euro dhe arritën në 8.139 milionë euro (ose 44,3% e PBB-së së parashikuar). Rritja tremujore e detyrimeve, me rritje të njëkohshme të të arkëtueshmeve solli deri në rritjen e borxhit të jashtëm neto për 218 milionë euro, kështu që në fund të marsit 2026 është 4.804 milionë euro (ose 26,2% të PBB-së). Rritja e borxhit të jashtëm neto në tremujorin e parë rrjedh nga rritja e borxhit neto publik dhe privat (me 203 dhe 15 milionë euro, përkatësisht). Lexo më shumë...

Arkivi i borxhit të jashtëm
Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 103 (ose 110/108)