KONFERENCË E NIVELIT TË LARTË: “BANKAT QENDRORE DHE OPERIMI BANKAR QENDROR NË MJEDIS KOMPLEKS: DEMONSTRIMI I PËRKUSHTIMIT DHE RUAJTJA E BESUESHMËRISË”

Banka Popullore vazhdon traditën e saj të kahmotshme në organizimin е një konference të nivelit të lartë, ku takohen përfaqësues të bartësve të politikave makroekonomike,  të institucioneve ndërkombëtare dhe studiues të shquar nga sfera ekonomike, të cilët përmes diskutimeve mbi temat aktuale kontribuojnë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm ekonomik, duke ofruar ide, vizione dhe politika të reja.

Në konferencën e organizuar në bashkëpunim me Komitetin për restaurim Breton Vuds (KRBV), diskutimet do të fokusohen në sfidat për ruajtjen e pavarësisë dhe besueshmërisë në punën e bankave qendrore, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet për përmbushjen e detyrave të reja që bankat qendrore i marrin në dekadën e fundit. Në të njëjtën kohë, theksi do të vihet në mësimet e nxjerra nga episodet e fundit të krizës dhe sfidat afatmesme për bankat qendrore.

Konferenca do të mbahet në Shkup, më 1 tetor 2024.

Edhe këtë vit në konferencë pritet të vijnë të ftuar të rëndësishëm dhe frymëzues, si guvernatorët e bankave qendrore nga rajoni i Europës Juglindore, por edhe nga vende të tjera europiane, përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së, të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe profesorë të shquar.