Raportimi i brendshëm i mbrojtur kryhet në Bankën Popullore nëse ka dyshime ose njohuri të arsyeshme se është kryer, kryhet ose ka gjasa të kryhet një vepër e dënueshme, joetike ose veprim tjetër i paligjshëm ose i palejueshëm, nga një punonjës i Bankës Popullore ose anëtarë i Këshillit të Bankës Popullore, me të cilën kërcënohet interesi publik.

Në rolin e sinjalizuesit mund të paraqitet një person i cili: 

- ka marrëdhënie pune me kohëzgjatë të pacaktuar ose të caktuar në Bankën Popullore;
- është kandidat për punësim, kandidat për vullnetar ose praktikant në Bankën Popullore;
- është ose ka qenë vullnetar ose praktikant në Bankën Popullore;
- me çfarëdo baze është ose ka qenë i angazhuar për punë në Bankën Popullore;
- me çfarëdo baze është ose ka qenë në marrëdhënie pune ose marrëdhënie tjera të bashkëpunimit me Bankën Popullore;
- përdor ose ka përdorur shërbime të Bankës Popullore.

Para se të dërgoni raportin, njihuni me Politikën e privatësisë dhe Udhëzimin për raportimin e brendshëm të mbrojtur  


Biljana Hristovska Radosavjlevic

Ndihmësjurist kryesor përgjegjës për harmonizimin në Zyrën e strategjisë dhe preventives 

Tel: 02 3108 136

Adresa postare për kontakt dhe pranim të raporteve:

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Bul. „Kuzman Josifovski Pitu“ Nr.1
1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut

Posta elektronike për pranim të raporteve: [email protected]

Për mbrojtjen e të dhënave personale në raportimin e dërguar përmes postës elektronike, përdoreni Certifikatën digjitale për shkëmbim të mesazheve të enkriptuara  sipas Udhëzimit për instalimin e softuerit për komunikim me mesazhe të shifruara – „GPG4win“