Kursi real i këmbimit (KREK)
Qëllimi i kurseve reale të këmbimit është të sigurojnë masa të rëndësishme dhe të krahasueshme të konkurrencës së çmimeve ndërmjet vendeve. Kurset reale të këmbimit paraqesin procese gjeometrike të ponderuara nga kurset bilaterale valutore të valutës së një vendi të caktuar me valutat e partnerëve më të mëdhenj të vendit. Me korrigjimin e lëvizjeve relative të treguesve kombëtar të çmimeve dhe kostove (ekonomia vendase dhe partnerët e huaj tregtarë) fitohet kursi real i këmbimit (KREK). Si tregues të çmimeve (deflatorë) për llogaritjen e KREK-ut përdoren treguesi i çmimeve të konsumit, treguesi i çmimeve të prodhuesve dhe treguesi i kostove për njësi të punës.
Rritja e treguesit të kursit real valutor të denarit interpretohet si rritje e vlerës së valutës vendase dhe ulje të konkurrencës së çmimit, ndërsa lëvizjet në rënie të treguesit tregojnë zhvlerësim dhe rritje përkatëse të konkurrencës.
Duke filluar nga 10 marsi i vitit 2026, Banka Popullore do të fillojë të publikojë të dhëna mbi kursin real efektiv të këmbimit (REER), bazuar në një bazë të re metodologjike të përmirësuar. Si pjesë e këtij përmirësimi metodologjik, është bërë një rishikim i vendeve partnere tregtare, ku struktura e ponderimit pasqyron strukturën më të re të tregtisë së jashtme të ekonomisë vendase. Gjatë përcaktimit të vendeve partnere, pra valutave dhe ponderëve përkatës, është marrë parasysh edhe disponueshmëria e të dhënave, në aspektin e harmonizimit, frekuencës dhe cilësisë së tyre.
Arritjet e fundit:
Në shkurt të vitit 2026, në raport me muajin e njejtë të vitit paraprak, kursi real efektiv i këmbimit i llogaritur sipas deflatorit të kostos për jetesë dhe sipas kostos së prodhuesve të produkteve industriale shënoi mbivlerësim prej 1,3% dhe 6,2%. Zhvillimet e tilla të KREK-ut janë në kushte të rënies të kostove relative të jetës për 1% dhe rritje të çmimeve relative të prodhuesve të produkteve industriale për 3,8%.
KKEN-i realizoi mbivlerësim vjetor prej 2,3%, shkaktuar kryesisht nga mbivlersimi i vlerës së denarit në raport me lirën turke, dollarin amerikan dhe juanin kinez.


Arkiva e kursit real valutor (KREK)
Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 103 (ose 110/108)