Qëllimet dhe detyrat
Qëllimi kryesor i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve.
Qëllim tjetër i Bankës Popullore, që varet nga qëllimi kryesor, është të kontribuojë në mirëmbajtjen e një sistemi financiar stabil, konkurrues dhe të orientuar kah tregu.
Banka Popullore mbështet politikën e përgjithshme ekonomike pa rrezikuar arritjen e qëllimit kryesor dhe në përputhje me parimin e një ekonomie tregu të hapur me konkurrencë të lirë.
Për arritjen e qëllimeve të synuara, Banka Popullore kryen detyrat e mëposhtme:
- Përcakton dhe zbaton politikën monetare;
- Merr pjesë në përcaktimin e regjimit të kursit të këmbimit;
- Përcakton dhe zbaton politikën e kursit të këmbimit;
- Ruan dhe menaxhon me rezervat valutore;
- Emiton dhe menaxhon kartëmonedhat dhe monedhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Evidenton dhe monitoron operacionet kreditore me shtetet e jashtme dhe përgatit bilancin pagesorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Grumbullon dhe përgatit të dhëna statistikore për shkak të përmbushjes së detyrave në përputhje me ligjin;
- Përcakton, zhvillon, regjistron dhe mbikëqyrë sigurinë, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e sistemeve pagesore, të kliringut dhe të shlyerjes;
- Rregullon, jep licencë dhe kryen mbikëqyrje të bankave, kursimoreve, kompanive për emetimin e parave elektronike dhe institucioneve e tjera financiare në mënyrën të përcaktuar me këtë apo ligj tjetër;
- Mbikëqyrë zbatimin e rregulloreve që rregullojnë veprimtarinë e këmbimit valutor, transaksionet e këmbimit, kryerjen e shërbimeve të transferit të shpejta të parave, sistemeve për parandalimin e pastrimin të parave dhe mbrojtjen e konsumatorëve, në përputhje me këtë apo ligj tjetër;
- Kryen punën e agjentit fiskal të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Merr pjesë në organizata dhe institucione ndërkombëtare lidhur me çështjet që janë nën juridiksionin e saj;
- Organizon tregtimin dhe barazimin e letrave me vlerë në treg nëpërmjet sporteleve,
- Kryen edhe veprimtari të tjera që lidhen me kryerjen e detyrave të saj, në pajtim me Ligjin për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe ligje të tjera.