Pozita investuese ndërkombëtare
Pozita investuese ndërkombëtare (PIN) i shfaq gjendjet dhe strukturën e mjeteve të jashtme financiare dhe detyrimet ndaj jorezidentëve në bazë të instrumenteve financiare, në datë të përcaktuar.
Pozita investuese ndërkombëtare neto përkufizohet si diferencë mes mjeteve dhe detyrimeve financiare ndërkombëtare të përgjithshme. Njëkohësisht, pozita investuese ndërkombëtare negative neto thotë se detyrimet financiare tejkalojnë kërkesat financiare nga jorezidentët.
Arritjet e fundit:
Pozicioni negativ i investimeve ndërkombëtare neto, në fund të tremujorit të dytë të vitit 2026, arriti në 8.986 milionë euro, ose 48,9% nga PBB-ja e parashikuar për vitin 2026. Në bazë tremujore, PIN-i negativ shënon rritje për 134 milionë euro e cila rezultoi nga një rritje më e madhe e detyrimeve në krahasim me rritjen e të të arkëtueshmeve. Shikuar sipas instrumenteve, detyrimet neto të bazuara në instrumente kapitali u rritën me 104 milionë euro, ndërsa detyrimet neto të bazuara në instrumente borxhi u rritën me 30 milionë euro. Lexo më shumë...

Arkivi i pozitës investuese ndërkombëtare
Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 103 (ose 110/108)