Në bazë të kompetencave legjislative, Banka Popullore themelon, regjistron dhe kryen mbikëqyrje mbi sigurinë, stabilitetin dhe efikasitetin e sistemeve të pagesave, rregullimeve dhe klirimit.

Në të njëjtën kohë, Banka Popullore është përdoruese e sistemeve të pagesave në vend për implementimin e politikës monetare, ruajtjen e stabilitetit financiar dhe përmbushjen e funksioneve tjera të rëndësishme për bankën qendrore.

Gjithashtu, Banka Popullore është përdoruese e sistemeve të pagesave në vendet e huaja për nevojat e menaxhimit me rezervat valutore dhe kryerjen e qarkullimeve pagesore me vendet e huaja për autoritetet e shtetit.

Në këtë aspekt, Banka Popullore i ka këto rrole në sistemet e pagesave:

  • Rroli operacional;
  • Rroli mbikëqyrës;
  • Rroli zhvillimor dhe vepron si një katalizator.

Rroli operacional

Rroli operacional i Bankës Popullore përfshin këto aspekte:

Operator i sistemit për pagesa të mëdha (MIPS)
Banka Popullore e kryen këtë rrol nëpërmjet trajtimit dhe menaxhimit me sistemin e vetëm të pagesave për shlyerjet bruto në kohë reale – MIPS.

Operacione në sfond (prapavijë)
Operacionet në sfond janë operacione të brendshme të Bankës Popullore të lidhura me shlyerjet e transaksioneve të lidhura të tregjeve financiare dhe përfshin: përpunim, miratim dhe rregullim të transaksioneve, evidencë kontabël dhe harmonizim bilancit të të llogarive me fonde dhe letrave me vlerë.

Operacionet e pagesave me vendet e huaja në emër të shtetit
Operacionet e pagesave me vendet e huaja kryhet përmes llogarive me valuta të huaja të Bankës Popullore të hapura në banka të huaja qendrore dhe komerciale me të cilat janë vendosur marrëdhënie korrespondente dhe me pjesëmarrjes indirekt në sistemin e pagesës TARGET 2 përmes bankave qendrore të Euroseistemit.

Formulari i përditësimit të dhënave 

Formulari 1450 

Udhëzim për plotësimin e Formularit 1450 

Kërkesë për hapjen e llogarisë pagesore 

Aplikimi i personave të autorizuar për disponimin e mjeteve në llogarinë e pagesës 

Lista e nënshkrimeve të depozitara 

Deklaratë për bartësin e funksionit publik 

Kërkesë për mbylljen e llogarisë pagesore 


Rroli mbikëqyrës

Mbikëqyrja e sistemeve për pagesa nga ana e Bankës Popullore është funksion ligjërish i definuar. Në bazë të Ligjit për qarkullime pagesore, mbikëqyrja e sistemeve për pagesë është e drejtuar kah arritja e qëllimeve të lidhura me sigurinë dhe efikasitetin e sistemeve të pagesave nëpërmjet procesit për përcjellje të rregullimeve ekzistuese dhe të planifikuara, duke i vlerësuar ato në raport me qëllimet dhe politikat. Mbikëqyrja e sistemeve për pagesë nga ana e Bankës Popullore është pjesë përbërëse e përgjegjësive më të gjëra për implementimin e politikës monetare dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Gjatë mbikëqyrjes analizohet struktura e sistemeve të pagesave për menaxhimin me rreziqet juridike, kreditore, të likuiditetit, operacionale etj. Përderisa sistemet e pagesave menaxhojnë me rreziqet në mënyrë efikase dhe efektive, funksionimi i tyre paraqet rrezik real për sistemin financiar. Ata mund të jenë një burim potencial për jostabilitet, si dhe të shkaktojnë çrregullime të mëdha sistemore. Intensiteti, vëllimi dhe lloji i mbikëqyrjes së sistemit për pagesa nga ana e Bankës Popullore varet nga vlerësimi i rreziqeve te sistemet për pagesa.

Përgjegjësia primare për funksionim të besueshëm të sistemit për pagesa është te operatorët e sistemit. Për këtë shkak, pritet të sigurohet stabilitet i përshtatshëm i sistemeve nga ana e operatorëve. Për reduktimin e rrezikut operacional, Banka Popullore insiston për siguri teknike, ndërmarrjen e masave bashkëkohore të sigurisë, kontrolle të brendshme, sigurimin e vazhdueshmërisë në punë në kuadër të burimeve dhe të dhënave dhe harmonizim të mëtejshëm dhe të tërësishëm së paku me kërkesat kryesore të standardeve për punë me sistemet për pagesë, në bazë të klasifikimit të sistemit për pagesë. Prandaj, mbikëqyrja e zhvillon vetëdijen te operatorët e sistemeve për pagesa për njohje të pikave kritike.

Banka Popullore mund të nxisë ndryshime të rregullave, dizajnit dhe funksionalitetit të sistemeve për pagesa ose mjedisit në të cilin ato punojnë, për shkak të heqjes, zvogëlimit ose menaxhimit më të mirë me rreziqet.

  • Standarde për punë të sistemeve për pagesë
  • Metodologjia për mbikëqyrje të sistemeve për pagesë

Rroli zhvillimor dhe vepron si një katalizator

Banka Popullore e kryen rrolin zhvillimor përmes përmirësimit të rregullativës së sistemeve të pagesave, pjesëmarrjen në harmonizimin e rregullativës kombëtare me rregullativën evropiane, futjen e standardeve të reja për punë të sistemeve për pagesë të cilat janë në vijë me standardet e pranuara ndërkombëtarisht, përcjellje të tendencave zhvillimore dhe krijimin e ambientit për implementimin e tyre në vendin tonë me qëllim përgatitje në rrjedhat integruese të SEPA-së brenda BE-së.

Banka Popullore kryen rrol stimulues përmes inicimit, koordinimit, hulumtimit dhe konsultimit të operatorëve dhe pjesëmarrësve në sistemet e pagesave në lidhje me ndryshimet në pozicionimin, funksionalitetin dhe politikat në domenin e sistemeve të pagesave. Rrolin zhvillimorë dhe stimulues, Banka Popullore zakonisht e përmbush përmes funksionimit të Këshillit Popullor për sistemet e pagesave në vendin tonë.

  • Këshilli popullorë për sistemet e pagesave (KPP)
  • SEPA