Llogaritë financiare i referohen bilanceve dhe rrjedhave të mjeteve financiare dhe detyrimeve, sipas instrumentit financiar dhe nëninstrumenteve për çdo sektor institucional dhe nënsektor të ekonomisë kombëtare, si dhe sektorit “të huaj”. Llogaritë financiare përgaditen në bazë të pakonsoliduar dhe të konsoliduar. Bilancet përfaqësojnë vlerën e mjeteve financiare të mbajtura dhe detyrimeve financiare të papaguara në fund të periudhës raportuese. Diferenca mes tyre e paraqet “vlerën financiare neto” të sektorit/nënsektorit përkatës, pra të gjithë ekonomisë. Ndryshe nga bilancet, transaksionet tregojnë blerjen neto të mjeteve dhe/ose krijimin neto të detyrimeve, gjatë periudhës raportuese, si "huadhënie/huamarrje neto" të sektorit/nënsektorit përkatës, d.m.th., të gjithë ekonomisë dhe pjesës tjetër të botës. Ndryshimi i bilanceve në një periudhë të caktuar, përveç nga transaksionet mund të vjen edhe nga rivlerësimi (diferencat e çmimeve dhe kursit) dhe ndryshime të tjera në vëllimin (shlyerje, riklasifikime dhe të tjera).

Të dhënat janë të paraqitura në valutë vendase (në miliona denarë).



Arritjet në llogaritë financiare


Vlera totale neto financiare (VNF) e ekonomisë kombëtare është negative dhe në fund të tremujorit të parë të vitit 2026 arriti në 615.5 miliardë denarë ose 54,4% të PBB-së, që është një përmirësim prej 3,9 p.p. krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Nga një perspektivë sektoriale, amvisëritë dhe sektori “i huaj” janë kreditorë neto dhe financojnë sektorët e tjerë në ekonominë kombëtare (shoqëritë jofinanciare dhe qeverinë), të cilët janë debitorë neto. Sektori financiar ka një pozicion financiar neto pothuajse të balancuar.





Huamarrja neto1  e ekonomisë kombëtare në tremujorin e parë arriti në 20.5 miliardë denarë ose 8,5% të PBB-së tremujore. Analizuar sipas sektorëve, huamarrja neto nga shoqëritë jofinanciare arriti në 7,6% të PBB-së dhe nga shteti në 4,1% të PBB-së, ndërsa huadhënia neto nga sektori financiar arriti në 1,8% të PBB-së dhe nga amvisëritë në 1,4% të PBB-së. Lexo më shumë...   



1 Huamarrja/debitimi neto e paraqet blerjen neto të mjeteve dhe/ose krijimin e detyrimeve të sektorit/nënsektorit përkatës, gjatë periudhës raportuese


Burimi: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut







Arkivi i llogarive financiare vjetore 


Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 144 (ose 110/108)