Lojëra Edukative
LOJA EDUKATIVE E BANKËS POPULLORE - „FITONI DHE KURSENI”
Përshkrim i lojës

Loja edukative “Fitoni dhe kurseni” është projektuar për popullsinë e re përmes së cilës ata kanë mundësinë të argëtohen dhe të mësojnë më shumë për vlerën e parave dhe rreth asaj se me mund dhe punë mund të fitohen para. Duke përdorur mundësitë e ndryshme financiare në lojë, nga paratë në dispozicion mund të përfitohen edhe para shtesë.
Loja është projektuar në mënyrë që lojtari të kryejë transportin e udhëtarëve në më shumë nivele dhe kështu të fitojë një shumë të caktuar parash për secilin nivel të përfunduar me sukses, duke futur paratë në llogarinë e tij, në bazë të së cilës ai ka edhe një kartelë për pagesa. Në lojë ka më shumë opsione për investim dhe harxhim të parave të fituara, siç janë: Tërheqja e parave të gatshme prej banktomati, depozitimi dhe tërheqja e mjeteve të depozituara prej llogarisë së kursimeve në bankë, mundësi për pagesë me para të gatshme dhe kartelë për pagesa gjatë blerjes ose shitjes së automjetit me të cilin drejton lojtari. Nëse mjetet depozitohen në bankë, gjatë kalimit në nivelin e ardhshëm llogaritet interes prej 3% mbi shumën totale. Sa më herët investohen paratë në një llogari kursimi, aq më shumë mjete do të keni në llogari.
Në lojë ekziston një opsion i quajtur „Sfidë” në të cilën lojtari drejton automjetin dhe mbledh denarë maqedonas në formë të monedhave dhe kartëmonedhave në një shumë të caktuar dhe kohë të caktuar. Këto para të mbledhura në lojën kryesore regjistrohen në fushën e parave të gatshme.
Në pjesën me emër „Fjalorth” jepet një përshkrim i të gjithë termave ekonomik që hasen në lojë. Loja edukative është përpunuar në bazë të një Konkursi të shpallur nga Banka Popullore me qëllim të inkurajojë interes më të madh dhe fitimit të njohurive nga fusha e ekonomisë dhe financave në mesin e popullsisë së re.
Shkarko lojën për Аndroid
(.apk file - 133MB)
Shkarko lojën për Windows
(.zip file - 146MB)
Shkup, tetor 2019