Pyetje:
A është e mundur të blihen kartëmonedha dhe monedha në denarë për qëllime numizmatike?
Përgjigje:
Në pajtim me Vendimin për llojin dhe shumën e kompensimeve të shërbimeve që i ofron Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 1/23), kartëmonedhat për qëllime numizmatike shitet me tarifë prej 10% të vlerës nominale të parave të shitura, kurse monedhat për nevoja numizmatike shiten me tarifë prej 1 denar për copë.
Personat e kontaktit:
Dalibor Kostadinovski tel. 3 108 330, posta elektronike [email protected] 
Bojan Cvetkovski, tel. 3 108 251, posta elektronike: [email protected] 


Pyetje:
Ku dhe si mund të zëvendësohen kartëmonedhat dhe monedhat vendase të dëmtuara?
Përgjigje:
Zëvendësimi i kartëmonedhave dhe monedhave të dëmtuara bëhet në bankat komerciale në pajtueshmëri me Vendimin për kushtet dhe mënyrën e furnizimit të kartëmonedhave dhe monedhave. Ky vendim është publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.149/21. Zëvendësimi i këtyre parave mund të bëhet edhe në Bankën Popullore, si dhe zëvendësimin e parave që nuk janë më kurs ligjor për pagesa.


Pyetje:
Ku mund të zëvendësohen frangat zvicerane të cilat janë tërhequr nga përdorimi?
Përgjigje:
Banka Popullore nuk blen dhe nuk zëvendëson paratë në valuta të huaja për pagesë. Zëvendësimi i kartëmonedhave të serisë së tetë të frangave zvicerane kryhet në bankat tregtare në vend. Kushtet për zëvendësimin e kartëmonedhave që kanë pushuar së qeni kurs ligjor përcaktohen nga emetuesi i tyre, në këtë rast Banka Qendrore e Zvicrës. Sipas njoftimit të tyre, periudha kohore e këmbimit të frangave zvicerane të serisë së tetë nuk është e kufizuar dhe ato mund të këmbehen në Bankën Qendrore të Zvicrës, pa pagesë.


Pyetje:
Si mund të merret raport nga Regjistri i Kredive për person fizik dhe cila është procedura?
Përgjigje:
A) Paraqitja e kërkeseës dhe marrja e raportit në mënyrë elektronike,
Banka Popullore u mundësoi qytetarëve që shpejt dhe me lehtësi të marrin raport nga Regjistri i Kredive përmes Portalit të Shërbimit Kombëtar https://uslugi.gov.mk/. Lidhja e drejtpërdrejtë për të tërhequr raportin e ekspozimit të kredisë është https://uslugi.gov.mk/register.nspx. Shërbimi është falas. Për të përdorur këtë shërbim, qytetarët do të duhet të regjistrohen në Portalin e Shërbimit Kombëtar. Shërbimi do të jetë në dispozicion të tyre gjatë 24 orëve, në gjuhën maqedonase ose shqipe. Raporti nga Regjistri i Kredive përmban të dhënat për ekspozimin e përgjithshëm kreditor të qytetarëve deri në datën e fundit të të dhënave të disponueshme për Bankën Popullore.
Video udhëzime për marrjen e raportit nga Regjistri i Kredive, në mënyrë digjitale. 
B) Paraqitja e kërkesës përmes arkivit të Bankës Popullore. Raportin mund të kërkohet nga personi fizik personalisht ose përmes autorizuesi. Banka Popullore u përgjigjet vetëm kërkesave që parashtrohen në formën e përcaktuar në Vendimin për përmbajtjen dhe mënyrën e funksionimit të Regjistrit të Kredive. Kërkesat dorëzohen personalisht nga kërkuesi ose autorizuesi, përmes zyrës së regjistrimit të Bankës Popullore, në bul. “Kuzman Josifovski-Pitu” nr.1, në Shkup, çdo ditë pune, në periudhën nga ora 8:30 deri në 15:45. Më shumë informacion rreth Regjistrit të Kredive mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: Regjistri i Kredive (nbrm.mk).


Pyetje:
Cila është kompetenca e Bankës Popullore mbi kompanitë financiare (kredive të shpejta)?
Përgjigje:
Banka Popullore nuk ka kompetenca mbi menaxhimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e shoqërive financiare. Ministria e Financave është institucioni kompetent për veprimtarinë e shoqërive financiare.


Pyetje:
A është e mundur dhe si mund të organizohet vizitë në Muzeun e Parave në BPRMV?
Përgjigje:
Muzeu i Parasë i Bankës Popullore ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës qendrore të Bankës Popullore. Ai është i hapur për publikun çdo ditë pune nga e marta në të premte, nga ora 9 e mëngjesit deri në 15 dhe hyrja është falas.
Për më shumë informacion, shikoni “Paraqitjen e vizitave” ose parashtroni kërkesë përmes postës elektronike [email protected]


Pyetje:
Si të planifikoni një vizitë për edukim financiar?
Përgjigje:
Caktimi i orarit të leksionit për edukimin financiar bëhet duke plotësuar formularin (shkarko këtu)
Formularin e plotësuar dërgojeni në postën elektronike [email protected]