Investime direkte - Lëvizjet
Të dhënat për transaksionet e investimeve direkte i përfshijnë lëvizjet ndërmjet subjekteve të lidhura në bazë të kapitalit të pronësisë, riinvestimit të fitimit dhe instrumenteve të borxhit. Instrumentet e borxhit i përfshijnë fondet dhe detyrimet prej/ndaj ndërmarrjeve të lidhura jasht vendit në bazë të huave për subjektet e lidhura, kreditë dhe aktivet tregtare të subjekteve të lidhura dhe fondet dhe detyrimet në bazë të instrumenteve tjera të borxhit të subjekteve të lidhura mes vete.
Të dhënat për transaksionet e investimeve direkte paraqiten sipas vlerës së tregut.
Arritjet e fundit:
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, totali i investimeve direkte në vend shënoi neto hyrje prej 55,9 milionë euro si rezultat i neto hyrjeve të kapitalit vetanak (101,8 milionë euro), në bazë të riinvestimit të fitimit (84,8 milionë euro) dhe neto daljeve të instrumenteve të borxhit (130,7 milionë euro).

Arkivi i investimeve direkte
Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 103 (ose 110/108)