Komiteti për Politikë Operative Monetare (KPOM) është trup punues i formuar nga Këshilli i Bankës Popullore në vitin 2005, për të ndjekur në mënyrë të rregullt dhe efikase dhe për rishikime profesionale të gjendjes dhe zhvillimeve në ekonomi, në funksion të vendimeve monetare. Kryetar i Komitetit është guvernatori, kurse anëtarë të Komitetit janë: tre viceguvernatorët e Bankës Popullore, dy anëtarë jo-ekzekutivë të Këshillit, ekonomisti kryesor, drejtori gjeneral i Sektorit të Mbikqyrjes dhe udhëheqës të drejtorive, aktivitetet dhe kompetencat e të cilëve janë të lidhura drejtpërdrejt me implementimin e politikës monetare. Mvarësisht materialeve për diskutim, në mbledhje mund të marr pjesë edhe përfaqësues i Ministrisë së Financave, në mënyrë që të sigurohen të dhëna dhe informacione rreth politikës fiskale të nevojshme për të shqyrtuar zhvillimet monetare. Në mbledhjet e Komitetit shqyrtohen zhvillimet e realizuara dhe ato të parashikuara në sektorin monetar, real, fiskal dhe atë të jashtëm, zhvillimet në tregjet financiare të vendit dhe ato ndërkombëtare dhe likuiditeti i sistemit bankar.

Sipas propozimeve për pozicionomin e politikës monetare dhe masave makroprudente të cilat sipas rregullativës ligjore dhe nënligjore janë në kompetencë të guvernatorit, guvernatori sjell vendime në mbledhjet e Komitetit.

Mbledhjet e Komitetit mbahen në mënyrë të rregullt javore dhe mujore. Në mbledhjet javore, të cilat mbahen çdo të martë analizohen të dhënat me frekuencë të lartë të zhvillimeve makroekonomike, zhvillimet në tregjet financiare të vendit dhe likuiditeti i sistemit bankar, si dhe shqyrtohen edhe informacione tjera dhe analiza të cilat janë të rëndësishme për implementim të politikës monetare.

Komiteti mban edhe mbledhje të rregullta mujore, pak para organizimit të ankandeve të bonove të bankës qendrore. Sipas kësaj, dinamika e mbledhjeve mujore është caktuar me Kalendar i cili është në përputhje me fillimin e periudhave të përmbushjes së rezervës së detyruar, respektivisht mbajtjes së ankandeve të instrumentit themelor. Në mbledhjet mujore shqyrtohen treguesit dhe trendet ekzistuese të ekonomisë së vendit, zhvillimet në tregjet financiare të vendit dhe ato ndërkombëtare, në bazë të të cilave guvernatori sjell vendime për pozicionimin e politikës monetare në mënyrë që të përmbush qëllimin primar- ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Banka popullore nëpërmjet njoftimeve për shtyp komunikon vendimet për pozicionimin e politikës monetare të cilat janë miratuar në mbledhjet e Komitetit për Politikë Operative Monetare.