Transparenca
Transparenca e Bankës Popullore arrihet me rregulloret dhe aktivitetet vijuese të parapara me Ligjin për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë:
- Emërimi, zgjedhja, mbarimi i mandatit, dorëheqja dhe shkarkimi i anëtarëve të Këshillit të Bankës Popullore (neni 49, 50, 51, 52 dhe 53);
- Fjalimet periodike të Guvernatorit të Bankës Popullore para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose komisioneve të tij në lidhje me çështjet e politikës monetare dhe të sistemit financiar dhe gjendjen e ekonomisë (neni 40 paragrafi 2);
- Publikimi i rregullt i raporteve financiare (neni 61);
- Raportimi i rregullt (të paktën dy herë në vit) para Kuvendit të vendit tonë dhe publikut në lidhje me politikën monetare, për arritjen e objektivave dhe qëndrimeve të saj për variablat reale të ekonomisë (neni 62 paragrafi 1);
- Dorëzimi vjetor deri te Kuvendi i vendit tonë dhe Ministria e Financave dhe publikimi i një ose më shumë raporteve të miratuara nga Këshilli i Bankës Popullore në lidhje me gjendjen e ekonomisë gjatë vitit financiar si dhe për perspektivat për ekonominë në vitin të ardhshëm, me vëmendje të veçantë ndaj qëllimeve të politikës së Bankës Popullore dhe gjendjen e sistemit bankar të vendit tonë (neni 62 paragrafi 2);
- Publikimi i raporteve tremujore mbi politikën monetare në ueb-faqen e saj dhe/ose në mënyrë tjetër të përcaktuar nga Guvernatori i Bankës Popullore (neni 62 paragrafi 3);
- Publikimi i raporteve për stabilitet financiar për vitin e kaluar në ueb-faqen e saj të internetit dhe/ose në mënyrë tjetër të përcaktuar nga Guvernatori i Bankës Popullore (neni 62 paragrafi 4);
- Publikimi i qëllimit të politikës monetare (neni 6);
- Publikimi i detyrueshëm i vendimeve të Këshillit të Bankës Popullore në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" (neni 69, paragrafi 1);
- Sigurimi i disponueshmërisë të të dhënave statistikore dhe informatave (neni 37).