Komiteti për Menaxhimin e Rreziqeve Operative (KMRrO)

Komitetin e Auditimit (KA)

Komiteti i menaxhimit të aktivës dhe pasivës të Bankës Popullore (KMAP)

Shtabi i krizës (ShK)

Komiteti për Integrime Europiane (KIE)







Komiteti i menaxhimit të aktivës dhe pasivës të Bankës Popullore

Komiteti i menaxhimin të aktivës dhe pasivës të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (KMAP) është përgjegjës për menaxhimin e mjeteve dhe detyrimeve të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. KMAP-i monitoron lëvizjet në bilancin dhe pasqyrën e të ardhurave të Bankës Popullore, shqyrton projekt Raportet Financiare të Bankës Popullore, projekt Planin Financiar, projekt Planin për Investime dhe projekt Planin për Prokurimin Publik dhe propozon ndryshimet dhe plotësimet e duhura para se ato të dorëzohen të udhëheqësia e Bankës Popullore. Përgjegjësi të tjera të KMAP-it janë të monitorojë zbatimin e Planit financiar, të Planit të investimeve dhe të Planit të prokurimit publik, të shqyrtojë gjendjen e çështjeve gjyqësore në të cilat Banka Popullore paraqitet si e paditur apo paditëse, të shqyrtojë draft raportin e Komisioni Qendror të Regjistrimit dhe propozim-vendimin nga regjistrimi i pasurisë dhe detyrimeve të Bankës Popullore (regjistrimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme) dhe të propozojë plotësime dhe ndryshime para se t'i dorëzohet udhëheqësisë së Bankës Popullore.

Komiteti përbëhet nga punonjës të Bankës Popullore me njohuri dhe përvojë të përshtatshme për lëndën e punës dhe kompetencat e Komitetit, të përcaktuara me vendim të guvernatorit. Mbledhjet e Komitetit i kryeson Kryetari i Komitetit, e në rast mungese të tij, një person nga radhët e anëtarëve të Komitetit i autorizuar nga Kryetari.

Komiteti mban mbledhje të paktën një herë në tre muaj.


Shtabi i krizës

Shtabi i Krizave (ShK) është themeluar me qëllim të mbrojtjes së organizuar dhe në kohë të njerëzve dhe të mirave materiale nga pasojat e situatës së krizës në Bankën Popullore. Në situatë krize, ShK është organi më i lartë vendimmarrës dhe menaxhues në Bankën Popullore, sa i përket vendosjes për zbatimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me situatën e krizës.

Përgjegjësitë e ShK-së janë: të shpallë gjendjen e krizës dhe përfundimin e gjendjes së krizës, të vendosë për zbatimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me gjendjen e krizës, të shqyrtojë raportet nga grupet adekuate të krizës për dëmet e shkaktuara dhe pasojat nga situata e krizës, të nënshkruaj marrëveshje me palë të treta që nevojiten për tejkalimin e situatave të krizës, të miratojë testimin dhe inspektimin e sistemeve të kontrollit për zbatimin efikas të Politikës së vazhdimësisë së punës dhe informimin për situatat e krizës dhe të bashkëpunojë me organe të ngjashme krize të institucioneve financiare apo organeve shtetërore.

ShK përbëhet nga një kryetar dhe katër anëtarë. Kryetari i ShK-së është guvernator i Bankës Popullore. Për kryetarin e Shtabit të krizës dhe për anëtarët caktohet një numër i përshtatshëm zëvendësish. Këshilli i Bankës Popullore i emëron anëtarët e Shtabit të krizës dhe zëvendësit e tyre, me propozim të Guvernatorit, për një periudhë katërvjeçare.

ShK punon në mbledhje, të cilat mund të jenë të rregullta ose të jashtëzakonshme. Mbledhjet e ShK-së mbahen së paku një herë në vit. Kryetari i ShK-së thërret dhe udhëheq mbledhjet e ShK-së.


Komiteti për Integrime Europiane

Komiteti për Integrime Europiane (KIE) është trup punues i themeluar nga Këshilli i Bankës Popullore, përgjegjës për shqyrtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit europian. KIE informon Këshillin e Bankës Popullore për punën e saj të paktën një herë në vit.

Në mbledhjet e KIE-së shqyrtohen materialet që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve europiane, shqyrtohen çështjet që kanë të bëjnë me përgatitjen për pjesëmarrje në proceset integruese strategjike europiane dhe shqyrtohen rekomandimet nga raportet e institucioneve europiane. Gjithashtu, KIE shqyrton të gjitha dokumentet e rëndësishme para se të dorëzohen në institucionet kompetente, përcakton qëndrimet për fazat e ardhshme të procesit të integrimit europian dhe monitoron veprimin sipas rekomandimeve.

KIE përbëhet nga tetë anëtarë, përkatësisht: guvernatori, i cili kryeson KIE, viceguvernatorët, ekonomistin kryesor, drejtorin e përgjithshëm, sekretarin e Bankës dhe një këshilltar i guvernatorit nga Zyra e Këshilltarëve të Menaxhmentit. Varësisht nga materialet për diskutim, në seancat e KIE-së mund të marrin pjesë edhe ekspertë të tjerë nga Banka Popullore.