Rezervat zyrtare valutore dhe likuiditeti valutor
Korniza e hartimit të raporteve standarde për rezervat valutore dhe likuiditetin valutor bazohet në dy koncepte të lidhura me njëra tjetrën – rezervat zyrtare valutore dhe likuiditeti valutor.
Të dhënat i referohen gjendjes së rezervave valutore dhe mjeteve tjera valutore të BPRMV-së në datë të përcaktuar. Rezervat valutore definohen si mjete që janë të disponueshme menjëherë për qeverisjen monetare dhe kontrollohen nga qeverisja monetare dhe shërbejnë për financim të bilancit të pagesave nëpërmjet intervenimit të tregut valutor me qëllim të ndikojë mbi kursin valutor dhe/ose për qëllime tjera. Fondet tjera valutore përbëhen nga mjetet valutore të bankës qendrore të cilat nuk i plotësojnë kriteret bazë për kyçjen e tyre në rezervat valutore.
Likuiditeti valutor është përkufizim më i gjërë i rezervave valutore, duke i përfshirë nga njëra anë mjetet valutore të disponueshme menjëherë nga autoritetet (qeverisja monetare dhe qeveria qendrore) për të plotësuar kërkesën për valuta dhe nga ana tjetër detyrimet afatshkurtëra valutore dhe aktivitetet jashtë bilancit, nëpërmjet daljeve neto të planifikuara dhe potenciale mbi këtë bazë.
Arritjet e fundit:
Në fund të gushtit 2024, rezervat valutore shënojë 4.469,8 milionë euro dhe në raport me muajin e kaluar shënojnë rritje për 41,3 milionë euro. Pjesa më e madhe e rezervave valutore janë të vendosura në letra me vlerë (59,6%), e ndjekur nga valutat dhe depozitat (29,1%) dhe ari monetar (11,3%).
Arkivi i rezervave zyrtare valutore dhe likuiditeti valutor
Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 103 (ose 110/108)