Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është bankë qendrore, e themeluar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë organizimit të pushtetit shtetëror si institucion i pavarur, përgjegjës për stabilitetin e valutës, për politikën monetare dhe për likuiditetin e përgjithshëm të pagesave. Organizimi dhe puna e Bankës Popullore rregullohen me Ligjin e Bankës Popullore.

Në pajtim me kornizën ligjore, Banka Popullore ka pavarësi administrative, financiare dhe menaxheriale dhe është e pavarur në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të saj dhe është përgjegjëse për punën e saj para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi kryesor i Bankës Popullore është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve. Tjetër synim i Bankës Popullore, në varësi të qëllimit kryesor, është të kontribuojë në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Si qëllim shtesë, Banka Popullore mbështet politikën e përgjithshme ekonomike pa rrezikuar arritjen e objektivit kryesor dhe në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë.