Ankandet e transaksioneve repo

Funksioni bazë i instrumentit është rregullim i likuiditetit në sistemin bankar në kushte të ndryshimeve afatshkurtra në likuiditetin, që mund të çojnë në luhajtje të normave të interesit afatshkurtra. Ankandet mundësojnë tërheqje të likuiditetit përmes shitjes së menjëhershme të letrave me vlerë, me detyrim për riblerjen e tyre në ndonjë datë të ardhshme me çmim të përcaktuar paraprakisht dhe anasjelltas, sigurimin e mjeteve likuide përmes blerjes së menjëhershme të letrave me vlerë me detyrim për shitjen e tyre sërsish në ndonjë datë të ardhshme me çmimin e përcaktuar paraprakisht.

Ankandet për sigurimin e likuiditetit mbahen në termine të rregullta, dhe ankandet për tërheqje të likuiditetit mbahen me thirrje të Bankës Popullore.  Shuma dhe afati i maturimit të transaksioneve repo përcaktohet në pajtim me lëvizjet e parashikuara të faktorëve autonomë, që ndikojnë në likuiditetin. Të drejtë pjesëmarrje të ankandeve kanë të gjitha bankat.

Ankandet repo mund të zbatohen nëpërmjet dy llojeve bazë të tenderëve:

a) Tender me norma interesi: në prospektin që ju drejtohet bankave, Banka Popullore e publikon shumën, dhe bankat marrin pjesë me shuma dhe norma interesi;

b) Tender me shuma: në prospektin që ju drejtohet bankave, Banka Popullore publikon normë fikse të interesit sipas të cilës do të realizohen transaksionet repo, dhe bankat marrin pjesë vetëm me shuma.

Ankandet e transaksioneve repo lidhen në pajtim me marrëveshjen e përgjithshme repo, dhe si sigurim përdoren letrat me vlerë në pajtim me Listën e letrave me vlerë për zbatimin e operacioneve monetare.


Vendim për blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë në baza të përkohshme dhe përfundimtare nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut


Ankande të transaksioneve repo - të dhëna historike