Në bazë të Vendimit për shpalljen e Konkursit për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit - 31 tetor dhe miratimin të mjeteve V. nr. 24-32994/2 nga 26 shtatori i vitit 2024, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpallin
KONKURS
për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 tetor
TEMA DHE KUSHTE TË KONKURSIT PËR NXËNËSIT E ARSIMIT FILLOR
Nxënësit e arsimit fillor mund të dërgojnë një vepër letrare dhe/ose artistike me temë:
“Kursimi - shprehi dhe nevojë e jona!”
Punimet më të mira të nxënësve të arsimit fillor do të shpërblehen me 12 çmime, edhe atë:
- 3 çmime për vizatimin / vizatimin digjital më të mirë për nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e pestë;
- 3 çmime për vizatimin / vizatimin digjital më të mirë për nxënësit prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë;
- 3 çmime për poezinë më të mirë për nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e pestë; dhe
- 3 çmime për tregimin më të mirë për nxënësit prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë.
Nxënësve fitues të arsimit fillor do t’u ndahet çmim në vlerë prej 3.000 denarë, i cili do të paguhet në një llogari pagesore në bankë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre.
Afati i fundit i dorëzimit të krijimeve është 18 tetor 2024.
|
* * *
TEMA DHE KUSHTET E KONKURSIT PËR NXËNËSIT E ARSIMIT TË MESËM
Nxënësit e arsimit të mesëm mund të dërgojnë një vepër letrare - ese me temë:
“Edukimi financiar i të rinjve, bazë për menaxhim më të mirë të parave dhe mbrojtje nga mashtrimet financiare në epokën e re digjitale”
Eseja duhet të jetë jo më shumë se 1.500 fjalë dhe të përmbajë pikëpamje personale të temës, duke adresuar disa nga çështjet e mëposhtme: roli i kursimit në ekonomi, kuptimi i kursimit për të ardhmën, qëndrimi ndaj kursimit të të rrinjve, shprehitë dhe kursimet familjare, njohuritë e të rrinjve për kursimin në institucionet financiare, menaxhimin e financave personale, sfidat dhe mbrojtja nga rreziqet gjatë përdorimit të shërbimeve financiare në kohën moderne digjitale, informimi për financat, qëndrimi i të rinjve lidhur me nevojat për edukim financiar, aksesi në edukimin financiar digjital dhe aspekte të tjera.
Tre nxënësve fitues të arsimit të mesëm do t’u ndahet çmim në vlerë prej 6.000 denarë, i cili do të paguhet në një llogari pagesore në bankë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre.
Afati i fundit i dorëzimit të krijimeve është 18 tetor 2024.
|
KUSHTE TË PËRBASHKËTA TË CILAT VLEJNË PËR NXËNËSIT E ARSIMIT FILLOR DHE TË MESËM
Me qëllim mbrojtjen e punës së nxënësve, Ju lutemi nënshkruani veprat e Juaja, duke shënuar të dhënat e detyrueshme të mëposhtme:
- Emri dhe mbiemri i nxënësit; - Emri i shkollës ku nxënësi i ndjek mësimet (klasa / viti / komuna / fshati / qyteti); - Emri dhe mbiemri i prindit / kujdestarit me adresën e banimit; dhe - Kontakt telefoni i prindit / kujdestarit / mësuesit / profesorit
|
Mënyra e dorëzimit të veprave:
Të gjithë veprat (vizatim, poezi, tregim dhe ese) mund të dorëzohen direkt në Arkivin e Bankës Popullore ose përmes postës. Veprat letrare (poezi, tregim dhe ese) dhe veprat artistike (veçanërisht vizatimi i përpunuar në pajisje digjitale) mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në adresën: [email protected]. Gjatë dorëzimit të veprave përmes postës elektronike nevojitet që të jetë i shifruar për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale të dorëzuesve të veprave.
Adresa për dërgim përmes postës, me shënim:
“Për Konkursin me rastin e Ditës Botërore të Kursimit - 31 tetor”
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut
bul. “Kuzman Josifovski-Pitu” nr. 1, 1000 Shkup.
Veprat e arritura do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga përfaqësues të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa për shqyrtimin e veprave të nxënësve të arsimit fillor është angazhuar edhe një ekspert i jashtëm.
Veprat e pranuara nuk kthehen.
Lista e nxënësve të shpërblyer do të publikohet më së voni deri më 31 tetor 2024, në faqet e internetit të Bankës Popullore: https://www.nbrm.mk/ dhe Ministrisë së Financave: http://finance.gov.mk/.
Për informacione më të hollësishme mund të na kontaktoni përmes e-mailit të Bankës Popullore: [email protected] dhe postës elektronike të Ministrisë së Financave: [email protected].