Shkup, 16 korrik 2024
Banka Popullore shpall konkursin për Çmimin e Vitit për Hulumtues të Rinj për punimin më të mirë nga fusha e makroekonomisë dhe bankat për vitin 2025. Çmimi ndahet për nxitjen e zhvillimit të opinionit shkencor dhe hartimin e punimeve nga fusha e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale.
Kush mund të marr pjesë?
Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në moshën deri 35 vjeçare. Punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs.
Çfarë duhet të përmbajë punimi me të cilin do të konkurohet?
Punimi domosdoshmërisht duhet të përmbajë edhe shqyrtim të ekonomisë maqedonase në temën përkatëse. Punimi nuk duhet të tejkalojë 80.000 karaktere me vendet e zbrazëta (pa fusnotat, shtojcat, grafikonet, tabelat, abstraktin, bibliografinë, anekset) dhe rekomandohet të ketë strukturë standarde të hulumtimit shkencor, e cila i përfshin këto pjesë themelore:
· abstraktin;
· shqyrtim të literaturës së konsultuar nga fusha për të cilën hulumtohet;
· përshkrim të metodave të hulumtimit të cilat përdoren në punim;
· analiza;
· pikëpamjet përfundimtare dhe
· bibliografi.
A mund të konkurohet me punim i cili tashmë është publikuar?
Autorët kanë të drejtë të konkurojnë në Konkursin për zgjedhjen e punimit më të mirë edhe me punim i cili tashmë është publikuar, por jo para 1 janarit 2023. Gjatë dorëzimit të punimit tashmë të publikuar, autori duhet të theksojë kur dhe ku është publikuar punimi.
Si dhe ku dorëzohen punimet?
Punimet dorëzohen në Bankën Popullore me referencë: “Për Çmimin e Vitit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në mënyrë elektronike, në formatin “uord”, në email adresën: [email protected]. Përveç punimit, autori duhet të dorëzojë edhe të dhëna biografike. Punimet e dorëzuara do të trajtohen si materiale konfidenciale.
Një autor ka drejtë të dorëzojë vetëm një punim. Punimet dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose angleze.
Sipas cilëve kritere do të vlerësohen punimet?
1. Rëndësia e fushës së hulumtimit për rastin maqedonas;
2. Përshtatshmëria e shqyrtimit të literaturës nga fusha e analizuar;
3. Qartësia në definimin e problemit dhe qëllimet e hulumtimit;
4. Përshtatshmëria e përshkrimit të kontekstit dhe informacioneve (përshtatshmëri e analizës së tendencave në fushën e analizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut);
5. Përshtatshmëria e qasjes statistikore-ekonometrike;
6. Konzistencë dhe logjikë e tezave në punim;
7. Përfundimet dhe rekomandimet dhe përshtatshmëria e tyre.
Cili është afati i fundit i dorëzimit të punimeve?
Afati i fundit i dorëzimit të punimeve është 1 shkurt 2025.
Prej cfarë përbëhet Çmimi i Vitit?
Shpërblimi është në formë monetare, e cila për punimin e çmimit të parë është 130.000 denarë, ndërsa për çmimin e dytë është 65.000 denarë.
Ku është publikuar konkursi?
Konkursi është publikuar në faqen e internetit të Bankës Popullore.