Shkup, 7 mars 2024
Lehtësimi i proceseve dhe përmirësimi i shërbimeve, nëpërmjet shfrytëzimit të dobive që vijnë nga digjitalizimi, është angazhim i Bankës Popullore, dhe si rregullatore që është, por edhe përmes shembullit personal, përpiqet të rrisë përdorimin e përfitimeve teknologjike. Për këtë arsye, Banka Popullore u mundësoi qytetarëve që shpejt dhe me lehtësi të marrin raporte nga Regjistri i Kredive, përmes Portalit Kombëtar të Shërbimeve https://uslugi.gov.mk/. Lidhja direkte për të marrë raportin e ekspozimit të kredisë është https://uslugi.gov.mk/register.nspx. Njejtë edhe sikur deri tani, kur shërbimi ishte i disponueshëm vetëm në hapësirat e Bankës Popullore, shërbimi do vazhdojë të jetë falas. Për të përdorur këtë shërbim, qytetarët do të duhet të regjistrohen në Portalin Kombëtar të Shërbimeve. Shërbimi do të jetë në dispozicion të tyre gjatë 24 orëve, në gjuhën maqedonase ose shqipe. Raporti nga Regjistri i Kredive përmban të dhënat për ekspozimin e përgjithshëm kreditor të qytetarëve deri në datën e fundit të të dhënave të disponueshme për Bankën Popullore.
Udhëzimet е qasjes deri në Regjistrin e Kredive, gjenden në videon në linkun e mëposhtëm.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}