1. Ana e përparme e kartëmonedhës prej 200 denarësh:

Motivi kryesorë në anën e përparme të zgjedhjes ideore dhe grafike për kartëmonedhën prej 200 denarësh është një ikonë krishtere prej terakotë, respektivisht relievi me paraqitje të ushtarëve të kohës së Dhjatës së Vjetër Xhoshua (Jisu Navin) dhe Kaleb, që daton nga shekulli 6-7 dhe është pjesë e grupit të njohur të ikonave terakote të rrethit të Vinicës si prej zbulimeve më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.


 

Përshkrim i ikonës:

Në anën e majtë të këtij relieve me dimensione 28,5x30x4см është e paraqitur figura e Xhoshuas (Jeszu Navin) në pozicion frontal. Ai është i veshur me veshje ushtari, në kokë mban helmetë i dekoruar me dy brinja, në dorën e djathtë mban shtizën, ndërsa me dorën e majtë tregon me gisht për kah dielli, i vendosur në pjesën qendrore të gjysmës së sipërme të pllakës. Mbi kokën e Jezu Navin, ndërmjet helmetës dhe shtizës, është paraqitur një yll. Në gjysmën e djathtë të pllakës është paraqitur figura e Kalebit me qëndrim frontal. Ngjashëm si Jisu Navin, edhe ai është i veshur me veshje ushtari, në dorën e majtë mban shtizë, ndërsa me të djathtën e mban mburojën e vendosura ndërmjet tij dhe figurës së ushtarit tjetër. Fytyra e Kalebit është pak e kthyer kah ana e djathtë, ndërsa shikimi i tij është i kthyer kah dielli kah i cili Jisu Navin tregon me gisht. Në kokën e tij është paraqitur hëna.

Gjatë krahut të majtë vertikal të pllakës, majtas nga fytyra e Jisu Nevin është futur nënshkrimi FILIUS NAVE me shkronja të kthyera kah ana e kundërt. Në pjesën e sipërmet në mes të relievit ndërmjet kokës së Jisu Navin dhe paraqitjes së diellit, në tre rreshta është shkruar emri i tij. Në rreshtin e parë qëndron shkronja N afër të cilës shfaqet simboli i kryqit, në rreshtin e dytë shkronjat IE, dhe në të tretin shkronjat SU. Gjatë krahut të djathtë vertikal, afër figurës së Kalebit, është shkruar emri i tij KEELEB.

Domethënia e shfaqjes: Kjo skenë në të cilën janë të paraqitura fytyrat e karakteret e ushtarëve-heronjve Xhoshua dhe Keleb, është ilustruar një episodë ë Librit të dhjatës së vjetër për Jisu Navinin, duke e paraqitur momentin kur ai e ndal diellin mbi Gavaon dhe hënën mbi luginën Elonska, para fitores së madhe të Izraelitëve mbi Amoritët (Libri i Jisu Navin 10:12,13). Ngjarjet heroike në tregimin për Jisu Navin paraqesin kumtim të ngjarjeve nga historia e dhjatës së re nga fillimi i krishterimit. Duke filluar nga periudha e kohës kur jetonte Apostull Pali, Xhoshua fiton karakterin e kumtimit të dhjatës së vjetër të Zotit suprem të religjionit të krishterë, dhe më tej nga shekujt IV dhe V, në kuadër të zhvillimit historik të mendimit teologjik, një numër i madh i teologëve dhe shkrimtarëve të krishterë, duke e konsideruar Dhjatën e Vjetër për libër që ka të bëjë me para-jetesën dhe ekzistimin e përjetshëm të Jezu Krishtit, për arsye të ngjashmërisë së emrit dhe veprimeve të fatit, e konsiderojnë Jisu Navin për rifigurim të Krishtit nga Dhjata e Vjetër.

Në anën e njëjtë, në fushën e majtë qendrore paraqitet fibula gishtore prej bronzi nga mesjeta e hershme nga fillimi i shekullit VII, që është gjetur në rrethin e Prilepit.


1a. Ana e prapme e kartëmonedhës 200 denarëshe:


 

Motivi kryesor në anën e prapme të zgjedhjes ideore dhe grafike për kartëmonedhën prej 200 denarësh është një element arkitektoniko-artistik nga fasada e Xhamisë së larme (Alaxha) në Tetovë, një prej monumenteve më atraktive të arkitekturës dhe pikturës nga periudha Osmane në Republikën e Maqedonisë, që konsiderohet se është ndërtuar në shekullin e XV. Motivi është i plotësuar me elemente me lule të marra nga dekorimi i pllakave të dyshemesë prej mermeri të Xhamisë së njohur Isak Xhamija në Manastir, e ndërtuar në fillimit të shekullit XVI.

                                        

2. Ana e përparme e kartëmonedhës prej 2000 denarësh: 

Motivi kryesor në anën e përparme të zgjedhjes ideore dhe grafike për kartëmonedhën prej 2000 denarësh është paraqitur me veshje nusërie maqedonase nga fusha e Prilepit si reflektim mbresëlënës i pasurisë folklorike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në anën e njëjtë në fushën e majtë në qendër është paraqitur një varëse në formë të gotës së afionit që është zbuluar në Lumin e Thatë, Gjevgjeli dhe paraqet artefakt që daton në shekullin e VII p.e.s. që i takon grupit të njohur të bronzeve pajono-maqedonez.


 


2a. Ana e prapme e kartëmonedhës prej 2000 denarësh:

Motivi kryesor i anës së prapme të zgjedhjes ideore dhe art-grafike për kartëmonedhën prej 2000 denarësh është dekorimi i brendshëm i pjatës së praruar, që rrjedh prej shekullit XVI dhe në pjesën qendrore të tij paraqiten dy pallonj ballë për ballë (shpendë të parajsës) afër “burimit të jetës” të rrethuar me dekorim të bollshëm lulesh.