Për të lejuar krahasueshmëri më të madhe të tarifave të cilat i paguajnë ofruesit individualë të shërbimeve pagesore,
në pajtim me nenin 184, paragrafi (5) të Ligjit të Shërbimeve Pagesore dhe Sistemit Pagesor, Banka Popullore e
Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon të dhëna krahasuese të tarifave në lidhje me llogaritë pagesore të
renditura në listën e shërbimeve më përfaqësuese.
“Shërbimet më përfaqësuese” janë shërbimet më të përdorura në lidhje me llogarinë pagesore për të cilat përdoruesit
e shërbimeve pagesore paguajnë tarifa. Duke marrë parasysh shprehitë dhe nevojat e përdoruesve, Banka Popullore e
Republikës së Maqedonisë së Veriut përshkroi terma dhe përkufizime të standardizuara të përshkruara për shërbimet
më përfaqësuese të përcaktuara në listë. Në këtë mënyrë, sigurohen informacione uniforme për shumën e tarifave të
ngarkuara nga ofruesit e shërbimeve pagesore për grup të standardizuar shërbimesh që përdoren më së shumti.
Tarifat përcaktohen nga ofruesit e shërbimeve pagesore, me çka obligohen të respektojnë kufizimet dhe detyrimet që
dalin nga Ligji i Shërbimeve Pagesore dhe Sistemit Pagesor.
Ofruesi i shërbimit pagesor është i detyruar t’i japë konsumatorit informacion mbi tarifat për shërbimet më të
përdorura në formën e Dokumentit të informacionit të tarifës (DIT), përpara se konsumatori të marrë përsipër
të përdorë shërbimet e tij pagesore për të lidhur marrëveshjen kornizë.
Paraqitja 1 i përmban të gjitha dokumentet aktuale informative për tarifat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Paraqitja 2 mundëson krahasimin e tarifave për shërbimet më përfaqësuese në lidhje me llogaritë pagesore.
Në rast të ndryshimit të disa prej të dhënave dhe informacioneve të publikuara, ofruesit e shërbimeve pagesоre
janë të detyruar që menjëherë ta njoftojnë Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për
përditësimin e tyre në kohë. Ofruesit e shërbimeve pagesore janë përgjegjës për saktësinë e të dhënave dhe
informacionit, si dhe për dorëzimin e tyre në kohë. Për informacion të pasaktë në lidhje me tarifat e publikuara
mund të raportoni në [email protected].