Rezerva e detyruar është instrument i politikës monetare të Bankës Popullore, i cili i obligon bankat dhe kursimoret të ndajnë mjete në llogaritë në bankën qëndrore. Funksionet themelore të instrumentit janë stabilizimi i normave afatshkurtëra të interesit në tregjet e parasë, menaxhimi me ofertat e parave dhe manipulimin e tyre kreditor si dhe uljen e tepricës strukturore të likuiditetit.

Baza e rezervës së detyruar përbëhet nga detyrimet e bankave në valutë vendase, në valutë vendase me klauzolë valutore dhe në valutë të huaj, si dhe nga detyrimet e kursimoreve në valutë vendase dhe në valutë vendase me klauzolë valutore. Baza e reserves së detyruar kalkulohet si mesatare e detyrimeve për çdo ditë të muajit kalendarik që është i përcaktuar si bazë në Kalendarin tregues.

Rezerva e detyruar e bankave në denarë kalkulohet si mbledhje e shumës së definuar të detyrimeve në valutë të vendit dhe 15% të shumës së definuar të detyrimeve në valutë të huaj. Gjatë përcaktimit të rezervës së detyruar në denarë, baza për rezervë të detyruar të detyrimeve të bankave në valutë të vendit zvogëlohet për shumën e kërkesave të kredive nga persona juridik që janë të destinuara për finansimin e projekteve për ndërtimin e objekteve të reja ose zmadhimin e kapaciteteve egzistuese për prodhimin vendas të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme. Rezervën e detyruar në denarë bankat e përmbushin në nivel mesatar, nga mjetet e llogarive të bankave në Bankën Popullore.

Rezerva e detyruar e bankave në valutë të huaj përcaktohet në nivel të 85% të shumës së kalkuluar të detyrimeve në valutë të huaj dhe 100% të detyrimeve me klauzolë valutore. Rezerva e detyruar e bankave në valutë të huaj ndahet në llogari të veçanta valutore të Bankës Popullore 85% jashtë vendit dhe mbushet në euro në nivel fiks dhe 15% në nivel mesatar në llogari devizore në euro në SPNM. 

Rezerva e detyruar e kursimoreve përbëhet nga detyrimet në valutë vendase dhe nga detyrimet në valutë vendase ma klauzolë valutore. Kursimoret e mbushin rezervën e detyruar në llogari të veçanta tek Banka Popullore në nivel fiks.

Periudhat e përmbushjes së rezervës së detyruar janë të përcaktuara në Kalendarin tregues të periudhave të përmbushjes së rezervës së detyruar në denarë dhe euro për bankat dhe kursimoret.

Normat për rezervat e detyruara të bankave dhe kursimoreve janë të paraqitura në tabelë:


Detyrime

Norma e rezervës së detyruar

Aplikohet prej:

Detyrime me maturim kontraktual deri në 2 vjet



-       në valutë vendase

8,0%

24.07.2024

-       në valutë vendase me klauzolë valutore

100%

01.11.2023

-       në valutë të huaj

21%

20.12.2023

Detyrime me maturim kontraktual mbi 2 vjet



-       në valutë vendase

0%

12.06.2024

-       në valutë vendase me klauzolë valutore

100%

12.06.2024

-       në valutë të huaj

5%

12.06.2024

Përjashtim:

-       detyrime ndaj personave fizik në valutë vendase me maturim kontraktual mbi një vit *



0%



01.09.2015

-       detyrime të transaksioneve repo në valutë vendase

0%

11.01.2012

* për detyrimet ndaj personave fizik në monedhë vendase me maturitet kontraktual mbi dy vite aplikohet norma e 0% nga 11.01.2012.

--------------------------------------------------------------------------------

Rezerva e detyruar – të dhëna historike

Kalendari tregues i periudhave të mbajtjes së reyervës së detyruar në vitin 2025