Vlerësim
Banka Popullore si organ kompetent për ndërhyrje, është përgjegjëse për të siguruar kryerje të vlerësimit objektiv dhe real të vlerës së mjeteve dhe detyrimeve të bankës, në rastet e mëposhtme:
- para fillimit të procedurës për ndërhyrje, me qëllim përcaktimin nëse përmbushet një nga kushtet për ndërhyrje mbi banka (i ashtuquajturi vlerësimi nr. 1);
- për qëllime të vendimmarrjes në lidhje me aktivitetet e ndërhyrjes, në fakt zgjedhja midis instrumenteve individuale të ndërhyrjes dhe efekteve financiare të këtyre aktiviteteve (i ashtuquajturi vlerësimi nr. 2);
- me qëllim përcaktimin nëse aksionarët dhe kreditorët e bankës mbi të cilën ndërhyhet do të ishin në pozicion më të favorshëm nëse do të hapeshin procedurat e falimentimit kundër bankës (i ashtuquajturi vlerësimi nr. 3).
Të tre vlerësimet duhet të bazohen në supozime konservatore dhe duhet të kryhen nga vlerësues i pavarur, d.m.th., firmë auditimi, auditor i çertifikuar ose vlerësues që përmbush kërkesat për pavarësi në lidhje me bankën, në lidhje me çdo organ/autoritet shtetëror dhe në lidhje me Bankën Popullore.