Punëtori virtuale rajonale për statistikë
e organizuar nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kovid-19 dhe sfidat e përpilimit të statistikave

11 dhjetor 2020


Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizon një punëtori rajonale statistikore dedikuar sfidave të statistikës që i imponoi pandemia e Kovid-19. Qëllimi i punëtorisë është t’i bashkojë statisticientët e bankave qendrore të rajonit, të cilët do të bisedojnë për përvojat individuale në këtë fushë, përfshirë edhe zgjidhjet alternative për tejkalimin e sfidave të kovid krizës.

Konteksti i përgjithshëm i pandemisë së Kovid-19, ndikon mbi grumbullimin dhe shpërndarjen e statistikave. Në një kohë kur të dhënat statistikore janë shumë të nevojshme, të gjithë përpjekjet e krijuesve të statistikave janë drejtuar në ruajtjen e sistemit aktual të grumbullimit të të dhënave dhe cilësisë së të dhënave. Mundësia e kufizuar për kërkime statistikore, reagimi më i vogël i raportuesve, vonesa në dorëzimin e të dhënave nga ana e raportuesve janë vetëm disa nga problemet që u paraqitën gjatë valës së parë të krizës. Kjo punëtori virtuale do të përqendrohet në strategjitë e deritanishme për tejkalimin e këtyre problemeve, dhe në të njëjtën kohë do të vendosi theks edhe mbi sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për të ardhmen.

Përmes këmbimit të përvojave për probleme specifike me të cilat janë ballafaquar statisticientët në periudhën e deritashme të krizës dhe prezantimit të zgjidhjeve individuale, punëtoria mundëson pasurimin e njohurive dhe kapaciteteve të bankave qendrore të rajonit në trajtimin e sfidave të cilat në terrenin statistikor do të mund të paraqiten në të ardhmen.

Në punëtori marrin pjesë përfaqësues të bankave qendrore nga dhjetë vendet e rajonit.  


Programi

09:00 -09: 10

Fjalë përshëndetëse  

Ana Mitreska, viceguvernatore, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut




09:10 - 09:20

Hyrje në Konferencë

Moderator

Sultanija Bojçeva-Terzijan, drejtoreshë e Drejtorisë për Statistikë, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut




09:20 - 09:40

Prezantime sipas vendeve:

„Kovid-19 dhe sfidat për përpilimin e statistikës në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut“

Jasminka Dodeva-Kovaçeva, udhëheqëse e Njësisë për Përpilim dhe Shpërndarje të Statistikave të Jashtme, Drejtoria për Statistikë




09:40 - 09:55

„Sfidat e Bankës së Shqipërisë gjatë krizës me Kovid-19“

Argita Frashëri, drejtoreshë e Drejtorisë për Statistikë




09:55 - 10:15

Pushim për kafe dhe çaj




10:15 - 10:30

„Kovid-19 dhe sfidat për përpilimin e statistikës“ - Përvoja nga Banka Qendrore e Bosnjës dhe Hercegovinës

Amir Haxhiomeragiq, drejtor i Drejtorisë për Statistikë dhe Publikim

Vedran Milisaev, udhëheqës i Njësisë për Bilancin e Pagesave, Drejtoria për Statistikë dhe Publikim




10:30- 10:45

„Kovid-19 dhe sfidat për përpilimin e statistikës së bilancit të pagesave“ - Banka Popullore e Bulgarisë

Nina Ivanova, udhëheqëse e Njësisë për Statistikë Makroekonomike, Drejtoria për Statistikë dhe

Vesela Gençeva, ekspert, Njësia për Statistikë Makroekonomike, Drejetoria për Statistikë




10:45 - 11:00

„Kovid-19 dhe sfidat për përpilimin e statistikës në Bankën Popullore Kroate“

Nikola Ljuviq Karanoviq, udhëheqës i Njësisë për Llogari Financiare dhe Statistikë Fiskale, Drejtoria për Statistikë Monetare dhe Financiare




11:00 - 11:15

„Kovid-19 dhe sfidat për përpilimin e statistikës“ - Banka Qendrore e Malit të Zi

Danijela Lazoviq, udhëheqëse e Njësisë për Bilancin e Pagesave dhe

Anja Goluboviq, këshilltare në Njësinë për Politikë Monetare




11:15 - 11:30

„Kovid-19 dhe sfidat për përpilimin e statistikës“ - rasti i Bankës Popullore të Rumanisë

Aleksandru Katalin Popa, udhëheqës i Njësisë për Bilancin e Pagesave, Drejtoria për Statistikë dhe

Dimitru Pirvu, udhëheqës i Njësisë për Raportim të Drejtpërdrejtë Statistikor, Drejtoria për Statistikë




11:30 - 11:45

Pushim për kafe dhe çaj




11:45 - 12:00

„Kovid-19 dhe sfidat për përpilimin e statistikës: Rasti i Serbisë“ - Banka Popullore e Serbisë

Jelena Maraviq, udhëheqëse e Njësisë për Statistikë Monetare dhe Financiare, Drejtoria për Kërkime Ekonomike dhe Statistikë dhe

Maja Gavriloviq, udhëheqëse e Njësisë për Statistikë të Bilancit të Pagesave, Drejtoria për Kërkime Ekonomike dhe Statistikë




12:00 - 12:15

„Kovid-19 dhe sfidat për përpilimin e statistikës“ - Banka Qendrore e Republikës së Turqisë

Pinar Tunar, ndihmës specialist, Drejtoria për Menaxhim me të Dhënat dhe Statistikën/ Njësia për Kërkime dhe Indekse dhe

Ajlin Aslan, ndihmës specialist, Drejtoria për Menaxhim me të Dhënat dhe Statistikën/ Njësia për Monitorim dhe Paralajmërim të Hershëm




12:15 - 12:30

„Kovid-19 dhe sfidat për përpilim të statistikës“ - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Shqipe Hajredini, statisticient i lartë, Drejtoria për Statistikë/Njësia për Llogari Financiare dhe

Ibish Kastrati, statisticient i lartë, Drejtoria për Statistikë/Njësia për Statistika të Jashtme




12:30 - 13:00

Pyetje dhe përgjigje nga pjesëmarrësit




            13:00

Fund i Punëtorisë Virtuale